A doni një punë të mirëpaguar? Angela Martini kërkon dado shqiptare për djalin e saj

Koha leximit:1 Minute, 27 Second

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit që lamë pas. Ajo dhe bashkëshorti i saj, milioneri rumun, Dragos Savulescu, mirëpritën një djalë përmes një nëne surrogateje.

Ylli nga Shkodra e ka pagëzuar me emrin Kyree Martin Savulescu, ndërkohë që tani ka kërkuar një dado shqiptare në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory. Ajo thotë se dëshiron që të jetë shqiptare pasi do t’ia mësojë djalit edhe gjuhën shqipe. “Jam në kërkim të një dadoje shqiptare në Milano.

E dua shqiptare sepse dua që im bir të flasë edhe shqip”, tha Martini. Angela dhe Dragos duhet theksuar se kurorëzuan dashurinë me martesë në dhjetor të vitit 2017.

Ata po vazhdojnë jetesën dhe të gjitha aktivitetet e tjera të tyre në Amerikë. Në një intervistë të dhënë për ‘Blick’, Martini tha se zgjodhi që lindjen e djalit ta bënte me një nënë surrogate, e në këtë mënyrë mund të kishin dhe privilegjin që të zgjidhnin gjininë e fëmijës. Ajo tregoi se bashkuan vezët dhe spermatozodiet më të shëndetshme duke eleminuar sëmundjet apo rreziqet e tjera.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Ndjeva lidhjen e fortë me djalin që në momentin kur erdhi në jetë, është e vështirë ta shpjegosh me fjalë. Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate.

Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune e kështu me radhë“, është shprehur modelja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %