A doni të jetoni të paktën deri në 80 vjeç? Konsumoni këto 5 ushqime bazë!

Koha leximit:1 Minute, 7 Second

Të gjithë duam të jetojnë shumë vite, por çfarë duhet të bëjmë në të vërtetë për këtë? A është koha për të ndryshuar zakonet tuaja të të ngrënit?

Sipas një studimi të publikuar në “British Journal of Sports Medicine”, edhe 11 minuta ushtrime ditore mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë.

Ushtrimet fizike janë një nga faktorët më të rëndësishëm për të mbajtur një person të ri dhe në formë, por ka edhe gjëra të tjera për t’u kujdesur, si zakonet e këqija (cigarja), por edhe dieta. Ka ushqime specifike, të cilat shpesh konsumohen nga personat që kanë arritur moshën 80 vjeç e lart.

Siç e dimë të gjithë, dieta mesdhetare ka qenë e lidhur me jetëgjatësinë. Perimet janë baza e kësaj piramide diete, ndërsa sipas Eating Well, ndryshimin e bëjnë brokoli dhe lulelakra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës, ndërkohë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjithashtu, konsumimi i arrave është i dobishëm për trupin tonë, pasi janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, proteina, fibra, antioksidantë dhe vitamina. Një nga zgjedhjet më të mira për shëndetin është salmoni, i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe ndihmon në funksionimin e zemrës.

Së fundi, karbohidratet mund të kenë një reputacion të keq, por shtimi i një fete bukë integrale në dietën tonë mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve me zemrën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %