“A e di se kush është babai i fëmijës tënd”, deputetja shqiptare u shtang nga doktori kur po lindte

Koha leximit:59 Second

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka treguar e ftuar në emisionin “Oxygen” se kur lindi fëmijën e parë, mjekët e pyetën nëse e dinte se kush ishte babai i foshnjes.

Duda, nënë e tre fëmijëve rrëfeu se djalin e madh, Berinin kur ishte vetëm 17 vjeçe. Ajo tha se doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.

“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome. Doktori, kur hyri në dhomë, na pa të dyjave dhe m’u drejtua: ‘A e di ti kush është babai i fëmijës?’

“Ne si familje tipike nga Kosova… Kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja. Të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”.

Kjo ishte një histori epike e deputetes dhe një gafë e pafalshme e mjekut. Pavarësisht se sa i zënë dhe i lodhur mund të ketë qenë atë ditë, ajo pyetje nuk i bëhet një femre, sidomos kur nuk e njeh fare.

Urojmë që ngjarje dhe histori të tilla të mos dëgjoni nga njerëzit tuaj të dashur. Eshtë mungesë respekti shumë e madhe dhe e pafalshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %