A e dini 7 përfitimet e lulediellit për shëndetin? Mësojini sot

Koha leximit:1 Minute, 8 Second

Vitamina E, magnez, bakër, selenium, vitamina B6, folate, hekur, potasium, të gjitha këto minerale, vitamina dhe enzima gjenden në një farë të vetme luledielli. Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet bindëse përse farat e lulediellit nuk duhet t’i mungojnë regjimit tuaj të përditshëm:

1.Ndihmojnë per shëndetin e zemrës – Këto fara kanë dy lëndë ushqyese të nevojshme për shëndetin e zemrës: vitamina E dhe folate. Vitamina E ka një funksion antioksidues dhe nëse konsumohet rregullisht mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2.Të ngrenë humorin – Farat e lulediellit janë të pasura në magnez, mineral i cili është provuar të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga depresioni. 3.Farat e lulediellit mund të ulin nivelin e kolesteroli në gjak nëse konsumohen rregullisht.

4.Flokë të bukur dhe lëkurë e shëndetshme – Acidet yndyrore esenciale së bashku vitaminën E ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga dëmtimi i rrezeve UVA dhe UVB.

5.Mban nën kontroll presionin e gjakut – Nivelet e larta të magnezit përshpejtojnë qarkullimin e gjakut duke parandaluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

6.Mbështet funksionet e tiroideve – Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit, mineral i domosdoshëm për sistemin endokrin.

7.Kanë vetitë anti-inflamatore – Vitamina E punon për të stabilizuar radikalet në të gjithë trupin dhe për të mbrojtur komponentët qelizorë dhe molekulare që janë në rrezik për inflamacion.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %