A e dini cilët janë shkaktarët kryesorë të lodhjes së syve? Ja shenjat e para

Koha leximit:1 Minute, 30 Second

Okulistët thonë se sytë e njeriut nuk janë imunë ndaj lodhjes. Sipas tyre, lodhja mund të ndodhë nga sforcimi ose përdorimi afatgjatë i kompjuterit, telefonit e të tjerë.

Sytë e njeriut kanë tre grupime muskujsh. Secili prej tyre punon fort, sidomos kur ne lexojmë ose përdorim kompjuterin për një kohë të gjatë, por edhe faktorë të tjerë që do i mësoni më poshtë. Përdorimi dhe sforcimi i muskujve nxit lodhjen dhe dobësimin e shikimit.

Disa prej simptomave më të zakonshme të lodhjes së syve janë: djegie, kruarje dhe dhimbje të syve, lotim ose tharje e syve, shikim i mjegulluar, dhimbje koke, dhimbje të shpatullave, shpinës dhe qafës, ndjeshmëri e lartë ndaj dritës, vështirësi në përqendrim, vështirësi në hapjen e syve.

Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj të lodhjes së syve janë: përdorimi i pajisjeve dixhitale, leximi afat-gjatë dhe i tepruar e pa pushim, udhëtimet e gjata me makinë që kërkojnë përqendrim maksimal, ekspozimi ndaj dritës së fortë ose të zbehtë për një kohë të gjatë, tharja e syrit, stresi dhe lodhja, ekspozimi afat-gjatë ndaj ajrit të kondicionuar ose shumë të ngrohtë.

Kompjuteri i lodh sytë më shumë se librat sepse: njerëzit kanë tendencën të pulisin më pak sytë dhe pulitja është thelbësore për lubrifikimin e syve, ekrani reflektohet, ekrani kërkon një pikëpamje të duhur, ekrani ka kontrast të ulët.

Faktorë të tjerë që përkeqësojnë problemin me sytë janë: ajri i ndotur, mënyra e gabuar e të qëndruarit në këmbë ose ulur por edhe ngulitja e syve në ekran për një kohë të gjatë. Lodhja e syve mund të jetë rraskapitëse dhe sfilitëse. Ajo nxit lodhjen fizike por edhe ndikon ndjeshëm tek aftësia e njeriut për tu përqendruar. Ekspertët rekomandojnë adresimin e problemit sa më parë duke bërë një vizitë tek okulisti dhe mos abuzuar me pajisjet dixhitale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %