A e dini kush ka videon më të klikuar në 20 vite histori të Top Channel?

Koha leximit:1 Minute, 26 Second

Zilia e shqiptarëve nuk ka të sosur, kur shohin që një personazh VIP ka sukses apo ka të ardhura të mëdha. Së fundmi, një ndjekës i Klea Hutës e ka pyetur këtë të fundit për një temë tepër delikate.

Pyetja ka qenë nëse partneri i këngëtares, Elgit Doda, një nga kantautorët dhe këngëtarët më në zë të viteve të fundit, shfrytëzoi Big Brother VIP për t’u njohur nga publiku.

Klea reagoi menjëherë, duke argumentuar se Elgiti ka punuar për gjithë suksesin që ka arritur. “Ky artist edhe po mos të ishte partneri im, është artist me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka”, shkroi Klea në Instagramin e saj.

“Elgiti ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët”, shtoi ajo. Në fakt, ky postim i saj është brilant, por ka bërë një gabim të vogël.

Videoja më e klikuar në historinë e Top Channel në 20 vite është… Elgit Doda!

Ajo nuk ka asnjë arsye pse të promovojë apo shpjegojë punën e Elgitit ndër vite. Pse? Sepse ai është realisht një këngëtar me famë dhe një nga personazhet më të klikuar në Shqipëri e Kosovë.

Nëse doni një argument bindës për ta mbyllur si muhabet, mjafton t’i hidhni një sy profilit të Top Channel në Youtube. Videoja më e klikuar në 20 vite televizion është kënga e Elgitit me Noizy në Top Fest.

Pra, Elgit Doda nuk kishte asnjë nevojë për Big Brother VIP që të njihej. Përkundrazi, ai kontribuoi shumë në rritjen e imazhit të Donaldit, duke e pasqyruar si mik të mirë dhe njeri pozitiv, që ka mbështetje nga jashtë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %