“A e dini mënyrën time të fitores?” Donaldi përkrahet nga mijëra vetë në koncert

Koha leximit:48 Second

Ish-banorët e “Big Brother VIP” po e shijojnë në maksimum lirinë pas finales së madhe që u mbajt të premten. Dy finalistët Donaldi dhe Einxhel,

të cilët ndodheshin krah njerëzve të afërt, janë argëtuar në një nga clubet e Tiranës ku po këndonte Fifi dhe Elgit Doda.

Të pranishëm ishin gjithashtu dhe DJ PM dhe Dagz. Donaldi ka ndarë disa momente teksa shihet bashkë me Romeon ndërsa Einxhel është parë pranë Dagz.

Në një video që ndau në Instagram, Donaldi del në skenë duke thënë se fitorja e tij është dashuria që ka marrë. “Të gjithë kanë mënyrën e vet të të fituarit.

Doni ta shikoni se kush është mënyra ime?”, thotë aktori teksa drejton kamerën nga publiku. Kujtojmë që Donaldi reagoi pas finales ku falenderoi njerëzit që e kanë përkrahur.

Ai njoftoi gjithashtu se ka në plan të ndërmarrë një nismë për të ndihmuar familjet në nevojë, si një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që e votuan.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %