
A e mbani mend Sindin? Qenka admiruesja numër 1 e Vladimir Putinit
Ish-konkurrentja e Përputhen ka habitur me deklaratën e saj në Instagram. Bëhet fjalë Sindi Locin, një nga vajzat e sezonit të Përputhen 2.
“Ke shpirtin e Putinit. Atë përshtypje më lë”, ka qenë fjalia që i ka shkruar një ndjekës në Instagram. Sindi nuk ia përtoi fare me përgjigjen, madje ajo habiti të gjithë kur përmendi admirimin e saj për numrin 1 të Rusisë.
“Nuk e di se në çfarë aspekti po i referohesh, por edhe pse jam shumë kundër çfarë Putin ka bërë me Ukrainën, dua ta pranoj që kam një adhurim të veçantë për të”, reagoi Sindi.
“Mendoj se është politikani më i zgjuar që kjo botë ka parë”, shtoi ajo me bindje të plotë. Fansat e saj janë surprizuar nga ky reagim i beftë
Ndërkohë, Sindi ka pranuar muaj më parë se është në lidhje me një djalë nga Kosova dhe shumë shpejt do zhvendoset për të jetuar në Kosovë.
Ne i urojmë jetë të lumtur dhe me shëndet, por ndoshta duhet të mendohet dy herë për atë fjali në Instagram. Padiskutim që nuk ka dalë mirë në sytë e publikut.