A e tradhtoi Beatrix Donaldin me një djalë në Dubai? Balina Bodinaku reagon në Instagram

Koha leximit:52 Second

Balina Bodinaku i kishte shkruar një mesazh një personi në Instagram, duke i komunikuar se ka informacion se Beatrix ka shkuar në Dubai me të dashurin e saj.

Ky lajm u bë tema e ditës sot, sepse këngëtarja reagoi me disa InstaStory, duke hedhur poshtë të gjitha dhe duke e paralajmëruar opinionisten e Big Brother VIP se do ta hedhë në gjyq.

Sonte Balina reagoi me një tekst të detajuar në Instagram, duke u ankuar se dikush ka keqpërdorur mesazhet e saj private. Ajo e quan cenim të privatësisë

“Është gjëja më absurde që më ka ndodhur këto kohë. Akuzat për përbaltje të imazhit dhe përdorim të komunikimeve personale më takojnë mua”, shkruan Balina në Instagram.

“Ky është komunikim nga Instagrami im me një person që mendoja se e njihja, por është account fallco. Nuk isha duke folur me Beatrix, siç është kuptuar nga disa”, shpjegoi ajo më tej.

“Kush dëshiron të shohë. E sheh. Më është prekur privatësia. Ky është komunikim personal dhe nuk ka lidhje me produksionin”, përfundon ajo reagimin e saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %