A është arratìsur nga Ukraina? Zelensky jep provat me një video

Koha leximit:51 Second

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë se është ende në kryeqytetin Kiev.

Ai theksoi se nuk ka ikur nga vendi, duke hedhur poshtë lajmet dhe pretendimet e Rusisë të një nate më parë, se i pari i vendit është arratisur në Poloni.

“Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur, kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim”, u shpreh presidenti.

“Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar”, shtoi Zelensky me zërin e tij karakteristik, duke vijuar të tregojë trimëri dhe vendosmëri.

“Na pëlqen vrapimi, por tani nuk kemi kohë për këtë, për ushtrime të ndryshme kardio”, tha ai me shaka. “Punë. Lavdi Ukrainës!” e përmbylli presidenti videon e tij.

Deri tani, Zelensky nuk ka pranuar të largohet nga Ukraina. Ai, madje, nuk ka pranuar të largojë as familjen, gruan me fëmijët e tij. Një veprim që tregon vendosmëri të qartë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %