A është kapur rob Blendi Fevziu në Ukrainë?

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Gazetari dhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu, aktualisht ndodhet në Ukrainë për të përcjellë çfarë ndodh realisht në tokën e fushëbetejave.

Fevziu ka ironizuar lajmet se është marrë peng nga ushtarët rusë në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, ku edhe ndodhet për të raportuar situatën.

Me ironi, ai ka ndarë fotomontazhin, ndërsa shton me seriozitet se kjo situatë duhet të përfundojë dhe të dy vendet duhet që të vendosin marrëdhënie miqësore mes tyre.

POSTIMI I PLOTË: “Me ne fund mora vesh nga lajmet qe jam zene rob ne Ukraine. Sic e shihni barku nuk le fare vend per performance ushtarake. Pa llogarit mungesen e flokeve qe ben te te thaje koka nga i ftohti.

Gjithsesi zgjidhja me e mire e luftes do kishte qene qe ruset te dorezonin vertet ar met dhe te refuzonin te luf tonin kunder nje vendi me te cilin kane qene per vite vellezer dhe ndaj te cilit kane shkelur cdo traktat dhe te drejte nderkombetare. Dhe duke marre njekohesisht ne qafe edhe miliona ruse te thjeshte qe jane kunder kesaj situate”.

Ka disa ditë që Fevziu ironizohet në rrjetet sociale për vajtjen e tij në Ukrainë. Shumë faqe kanë bërë meme, duke e shtuar edhe më tej popullaritetin e tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %