A është toni i konservuar vërtet i shëndetshëm? Flet Anila Kalleshi

Koha leximit:2 Minute, 16 Second

Konservat e tonit të peshkut, le të themi që janë një mënyrë dembele për ta përfshirë peshkun në dietën tuaj. Sepse në të kundërt ju do të shijonit peshk të vërtetë (që mban pak erë dhe kërkon kohë për t’u gatuar për hir të së vërtetës).

Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse konservat e peshkut janë vërtet të shëndetshme? A përmbajnë ato metale të rënda? Në përgjithësi, konservat e tonit të peshkut janë një alternativë e sigurtë. Pavarësisht përpunimeve të ndryshme që ato i nënshtrohen, konservat mbeten një produkt i qendrueshëm.

Sidoqoftë, ato shqetësimet e metaleve të rënda mbeten reale. Disa specie specifike të tonit përmbajnë sasi të mërkurit më të lartë sesa mesatarja. Kjo është arsyeja pse duhet ta shmangni tërësisht si produkt, gjatë periudhës së shtatzënisë.

Le të përmbledhim më poshtë disa fakte interesante, që me gjasa nuk i keni ditur më parë: Toni që kapet për konserva sigurohet në mënyra të ndryshme. Shumica kapet me rrjeta nëpër ujëra të thella e disa të tjera me karrema të gjallë që hidhen në ujë për të kapur tonin e interesuar.

Procesi që shndërron një peshk të kapur të freskëtn në të konservuar ndryshon pak nga një kompani në tjetrën. Përgjithësisht tonit i peshku u dorëzohet kompanive nga anijet e peshkimit. Toni është i ngrirë, i grupuar sipas madhësisë dhe peshës.

Ai më pas kontrollohet, shkrihet, pastrohet dhe gatuhet. Pasi të jetë gatuar, lëkura dhe kockat e tonit hiqen dhe mishi që mbetet bëhet gati për t’u konservuar. Mishi kalon nëpër enët e vogla, duke u plotësuar me kripë, lëng perimesh, ujë ose vaj. I bashkëngjiten kapakët dhe mbyllen. Kutitë e konservave janë pastruar dhe sterilizuar paraprakisht.

Ndër të tjerash, toni i konservuar përmban edhe lëndë ushqyese kryesore si vitaminë D dhe acide yndyrore omega-3. Vitamina D dhe omega-3 janë dy lëndët ushqyese thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionin konjitive, si dhe uljen e inflamacionit. Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, funksionimin e sistemit imunitar dhe rritjen e qelizave, ndërsa omega-3 ndihmon në mbështetjen e strukturave qelizore.

Pra herën tjetër që do të blini ton të konservuar sigurohuni që të plotësojë këto 4 kritere për t’u bindur që po blini cilësinë më të mirë:

Është një ton i lehtë (larg përmbajtjes së mërkurit). Përmban vetëm përbërësit bazë si: ton, kripë, ujë ose vaj. Peshqit janë kapur në distanca të largëta, mundësisht në pole. Ka certifikatë sigurie. Toni i konservuar mund të jetë një pjesë e shëndetshme e dietës tuaj, për sa kohë që nuk e hani atë çdo ditë. Shtojeni tek sallatat tuaja për t’i dhënë më shumë shije, shoqëruar edhe me lëng limoni sipër, avokado dhe kos.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %