
“A je fshehur si një mi”, vajza e Putinit vihet përballë njerëzve
Vajza 18-vjeçare e Vladimir Putin është vënë “me shpatulla pas murit” nga komentuesit në rrjetet sociale për luftën në Ukrainë.
Luiza Rozova, një studente në Shën Petersburg, është e papëlqyer në Insagram nga ndekësit të cilët e pyesin: “A je fshehur në një bunker si mi?”
Rozova, e cila ka 84,000 ndjekës, ndaloi së postuari publikisht pesë muaj më parë, duke ngritur dyshimin se vetë babai i saj, Vladimir Putin, ia kishte ndaluar diçka të tillë, megjithatë llogaria e saj në Instagram mbetet publike.
Kjo vjen mes pretendimeve se Putin ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, i projektuar për mbrojtje dhe ndaj efekteve bërtham ore
Ditët e fundit përdoruesit e shumtë të Instagram kanë komentuar në postimin e fundit të Rozovës, nga tetori 2021, duke e fyer adoleshenten.
Ajo konsiderohet e padëshiruar për shkak të sjelljes së babait të saj që ka futur botën në situatë surreale. Vajza e Putin nuk ka reaguar.