A ka shanse më Donaldi për ribashkim me Borën? Përgjigjen e jep shoqja e ngushtë

Koha leximit:59 Second

Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e moderatores Bora Zemani, ka deklaruar se kjo e fundit dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin, me të cilin shkëmbeu edhe puthjen në buzë.

Sipas saj, aktori i humorit, finalist i BBV, nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ishte e dukshme ndjenja. “Sinjali më i madh ishte që erdhi, dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë.

S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, deklaroi Semi në Post Big Brother VIP.

Ndërsa për një rikthim të mundshëm mes tyre, Semi tha: “Nuk ka shpresa. Unë jam shumë pro dashurisë. Mënyra se si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të zgjidhte të thoshte se këtu brenda po filloj të ndjej për dikë tjetër.”

Marrëdhënia e Borës dhe Donaldit ishte kryefjala e këtij “Big Brother VIP”, deri në momentin që aktori krijoi një lidhje dashurie me Beatrixën.

Problemi është se pas mbarimit të lojës, duket se Veshaj nuk është më as këngëtaren. Historia e tyre duket se zgjati vetëm brenda shtëpisë së BBV.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %