
“A të dha ndonjë lek Iliri?” Mos ia bëni më këtë pyetje Sabianit, se… nuk i dihet reagimi
Iliri dhe Sabiani fituan zemrat e shqiptarëve me historinë e tyre të miqësisë në Big Brother VIP. Ata kanë vendosur ta vazhdojnë shoqërine e tyre edhe pas mbarimit të emisionit.
Sabiani doli nga shtëpia më e famshme në vend disa javë përpara finales duke lënë mikun e tij të ngushrë ta vazhdojë lojën i vetëm.
Ai e ka mbështetur mikun e tij deri në fund të lojës dhe pas daljes nga shtëpia shkoi takoi direkt prindërit e Ilirit dhe më pas kur erdhi vajza e Ilirit nga Italia për surprizën, Sabi u kujdes si të ishte vajza e tij.
I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në festën e madhe që u mbajt të hënën te “Plaza” në lidhje me fitoren e mikut të tij, këngëtari u shpreh i lumtur.
Gazetari: “Si u ndjeve që fitoi Iliri?” Sabiani: “Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane”. Gazetari: “Të dha ndonjë lek?”
Sabiani: “Më fal për shprehjen, por kjo është pyetja më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush”.