Agron Llakaj fut në sherr Einxhelin me Donaldin: U tall me mua, nuk ishte humor

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Einxhel Shkira nuk e ka pëlqyer fare batutën e Agron Llakajt ditën e djeshme. “Nëse fitoj 100 mijë euro, unë do hap një fondacion”. Kjo fjali i është dukur tallje.

“Nuk më erdhi mirë si koment, sepse shumë njerëz më kanë uruar për atë ide timen dhe nuk prisja humor apo batutë. Kjo më preku”, tha Einxhel.

“Duke njohur Agronin, e di se ai e ka thënë për humor. Goni ka se cfarë bën me 100 mijë euro, kështu që ka qenë në kuadrin e shakasë. Unë jam ai që kam folur për mbrojtjen e vajzave dhe shpesh kemi folur me batuta për këtë temë, duke përmendur fondacionin apo gjëra të ngjashme. Ti mund të kapesh dhe të prekesh, vazhdo, se mirë është, por absolutisht që Goni ka bërë shaka”, ia ktheu Donaldi.

Big Brother VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Sonte është gjysmëfinalja, kurse finalja e madhe do të jetë të premten që vjen, 18 shkurt.

Trofeu i madh është 115 mijë euro, por shifra mund të ndryshojë sërish. Finalistët do të marrin 10 mijë euro për kokë. Madje, edhe fituesi do ta përfitojë këtë shifër.

Favoritët për trofeun janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Koreografi ka mbështetës nga publiku i televizorit, kurse Donaldi mbështetës nga rrjetet sociale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %