
Agron Llakaj i jep një këshillë Donaldit, është njeriu që i dha dorën i pari!
Banorët e Big Brother VIP kanë mirëpritur në shtëpi disa nga miqtë e tyre më të mirë. Domosdo, se janë në ditët e fundit të qëndrimit dhe vërtet nuk kanë se si ta shtyjnë kohën ndryshe.
A mund të dëgjojmë Ilirin dhe Monikën duke u zënë 24 orë në 24? Jo, kështu që më mirë që u lindi kjo ide me vizita nëpër shtëpi, me qoka, se shtëpia ka më lezet.
Për të surprizuar Donaldin kishte ardhur aktori i mirënjohur Agron Llakaj. Teksa të dy qëndruan në oborr, ata kanë shfrytëzuar kohën të flasin pak me njëri-tjetrin.
“Është trysni e madhe psikologjike dhe emocionale. Ke humbur 8 kile dhe nuk janë asgjë, sepse ato i rimerr shumë shpejt, por ajo që është më e rëndësishme është fakti ti të vlerësosh lirinë pasi të dalësh nga këtu”, i tha Agroni.
“Duhet të ndjesh dhe ta shijosh lirinë si në jetë, ashtu edhe në karrierë edhe në art”,- shtoi aktori, i cili i ka dhënë dorën i pari Donaldit në rrugën e televizionit dhe artit.
Ndërkaq Donaldi nuk harronte në asnjë moment të shprehte sesa e kishte marrë malli për këshillat dhe bisedat e gjata me mikun e tij Agron Llakaj.