Alban Ramosaj futet mes Trixes e Donaldit, reagon pas largimit të motrës

Koha leximit:52 Second

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, po na paralajmëron për diçka shumë të veçantë. Me anë të një story në “Instagram”, këngëtari tha se ka një surprizë për të gjithë nesër.

“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër”, ka shkruar Alban Ramosaj. Nga ngjarjet e ndodhura supozohet që Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me motrën e tij ose ndonjë këngë lidhur me historinë e “Beatrix-Donald-Bora”.

Beatrix Ramosaj, motra e Albanit, u përfshi në një histori dashurie me Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kjo ndodhi pas puthjes që aktori shkëmbeu me Bora Zemanin, duke bërë që shumë fansa të mos ishin të gëzuar për këtë gjë.

Gjatë qëndrimit të Beatrix në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këngëtarja ka treguar marrëdhënien e saj të ngushtë me vëllain e saj, Alban Ramosaj.

Ajo ka rrëfyer se sa mbështetës është treguar i vëllai, teksa e ka ndihmuar edhe për këngën “Faj”, të publikuar fill pas daljes së saj nga shtëpia më e madhe në Shqipëri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %