
Albano Bogdo përfundon në komi.sariat, po tani çfarë?
Aktori i njohur Albano Bogdo rezulton se ka përfunduar në komi.sariat rreth orës 01:39 të mëngjesit të 22 shkurtit. Burime për televizionin ABC news bëjnë të ditur se Bogdo është ndaluar nga një patrullë.
Pas verifikimeve, është konstatuar se nuk ka qenë i pajisur me leje drejtimi. Mësohet se Bogodo po ngiste një makinë “BMW” dhe është ndaluar në Bulevardin Bajram Curri.
Pas verifikimeve, aktori i Klanifornia është lënë i lirë sot, pasi masa për të është dhënë “detyrim për tu paraqitur”.
Para autoriteteve, Albano Bogdo mësohet se ka dhënë këto deklaratat: “Jam njohur me letrën e të drejtave të mia dhe shpjegime do të jap në një fazë tjetër të hetimit. Gjë tjetër nuk kam për të thënë.”
Duket sikur Albanos gjithmonë i ndodh një ngjarje dhe përfshihet në probleme, por në fakt ai është një nga figurat më të dashura për publikun.
Performancat dhe interpretimet e tij te “Klanifornia” janë një ndër pjesët më të bukur të këtij programi dhe mbase gjithë fundjavës së shqiptarëve.