Aleati i vërtetë i Milanit: synohet shifra 1 milionë! Por duhet ndryshuar “trendi”

Koha leximit:2 Minute, 10 Second

Gara e Scudettos vazhdon dhe Milani është aty, në krye, duke luftuar dhe duke shpresuar të jetë i pari që do të kalojë vijën e finishit. Skuadra e Stefano Piolit ka treguar se është gati për të garuar në nivele të caktuara.

Suksesi ne Napoli është dëshmi e kësaj. Fitorja në një fushë të vështirë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë është një shenjë e forcës, përqendrimit dhe konkurrencës së madhe. Edhe pse, natyrisht, Milani nuk ka qene edhe aq konstant ne vazhdimesi.

Por aleati numër një i Milanit tani mund të bëhet stadiumi miqësor, ai San Siro që po regjistron shifra të jashtëzakonshme në vitin e parë pas pandemisë. Që prej rihapjes së biletave, në përqindje ende më të ulëta se kapaciteti maksimal, ka pasur një prani të vazhdueshme mbështetësish.

Siç shkruan sot Gazzetta dello Sport, Milani do të rizbulojë dashurinë dhe pasionin e një miku të shtunën, kur Empoli do të jetë i ftuar në ‘San Siro’. Po shkohet drejt 50 000 spektatorëve, një numër mjaft i lartë që tregon sesi euforia kuqezi eshte rigjallëruar pas vitesh ulje-ngritje.

Shifra të shkëlqyera në sezon. Deri më tani, në ndeshjet në shtëpi të Serie A, Milan ka gjithsej 740 000 shikues që kanë ardhur në San Siro për të mbështetur drejtpërdrejt ekipin e tyre të preferuar. Të shtunën mund të afroheshin 800 000.

Qëllimi është të arrihen 1 milion tifozë në San Siro gjatë gjithë sezonit deri në fund të turneut. Padyshim që do të ishte e jashtëzakonshme të jepej Scudetto si një çmim absolut për ata që u kthyen menjëherë për të brohoritur ‘live’ pas rihapjes së stadiumeve italiane.

Sidomos nëse deri në fund të muajit, siç është premtuar nga Ministria, mund të kthehet në kapacitet 100%. San Siro aleat i Milanit në këtë fazë të fundit të kampionatit eshte e rendesishme. Por lind një paradoks: pavarësisht shtytjeve të vazhdueshme të tifozëve, Milani ka humbur disa pikë brenda mureve miqësore.

Suksesi i fundit brenda mureve daton një muaj më parë (kundër Sampdorias), ndërsa në ndeshjet e tjera të fundit në shtëpi ka pasur dy barazime me Juve dhe Udinese dhe disfata me Spezian. Pra, ne San Siro duhet rregulluar ecuria. Milani i Pioli vazhdon te konfirmoje se jashte fushe, kur kundershtari provon te luaje, eshte i papermbajtshem… Problemi mbetet brenda!

Një trend për t’u kthyer për të dhënë vazhdimësi dhe për të ruajtur pozicionin e parë. Sfida e Napolit duhet marrë si shembull për qëndrimin e djemve nga Pioli: përulësi, ligësi, agresivitet. Jo me kot ne Milanello jane vetem te fokusuar te Empoli, sic edhe ka pranuar Pierre Kalulu ne intervisten per MilanTV.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %