Aleksia nuk i duron pyetjet për Romeon: “Jeta ime nuk sillet rreth tij, stop”

Koha leximit:1 Minute, 13 Second

Në emisionin “Hajde Flasim”, Aulona Musta kishte ftuar vajzën e Ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshin, një gocë simpatike dhe mjaft e famshme në dy vitet e fundit.

Së fundmi, ajo në rrjete sociale identifikohet si e dashura e Romeo Veshaj. Gjatë bisedës, Aleksia foli për projektet që po merret momentalisht, të cilat ishin të shumta.

“Më pëlqen të eksploroj pasione të ndryshme dhe nuk kam një ide të qartë se kush do jem në të ardhmen, por që jam e shpërndarë mes politikës, aktrimit, arteve, shkrimit dhe degës që po bëj”- u shpreh ajo.

Aleksia foli edhe për lidhjen e saj me aktorin e humorit Romeo Veshaj, si dhe arsyen pse e bëri këtë marrëdhënie publike. “Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë”, – tha ajo.

“Po të mos e kishe bërë, unë nuk do të pyesja tani se pse nuk e ke më follow Romeon në “Instagram”, tha Aulona, duke e nxitur të fliste.

“Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasë”, u shpreh Peleshi në lidhje me aktorin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %