Amarda Toska kujton punën te Portokallia: “U testova pa emocion, nuk e besoja atë që do ndodhte”

Koha leximit:1 Minute, 0 Second

Amarda Toska, ose siç njihet ndryshe me emrin Ami, ka treguar për herë të parë historinë se si u bë pjesë e emisionit humoristik “Portokalli”.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit” në Top Channel, Ami është shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë që do t’i jepej mundësia për të qenë prezantuese.

Në momentin që ajo ka arritur në audicionin final, Amarda tha se ka pasur edhe një lloj trysnie, pasi sipas saj, ajo vinte nga shkolla e baletit, pa eksperienca.

“Gati gati e pabesueshme. Kur m’u propozuar dhe kur kam shkuar për audicion, realisht nuk e mendoja. Ishte një gjë që m’u tha edhe nuk e besoja që do më jepej mundësia që ta bëja”.

“Edhe kam shkuar disi pa emocione, sepse e dija që nuk do ishte gjëja ime në fund të fundit. Pastaj kur më thirrën për herë të dytë, ka diçka që do më çojë më tej”.

Mirëpo nuk e besoja deri në momentin kur ishte audicioni final. Aty kam pasur edhe një lloj trysnie. Ishte emër i madh, peshë e madhe të mbaje atë pozicion. Unë vija nga baleti, kisha eksperienca sporadike, fare të pashpërfillshme për të mbajtur emrin e Portokallisë”, u shpreh Ami

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %