Ami ka sot ditëlindjen! Nuk do e besoni dot moshën e saj të vërtetë

Koha leximit:54 Second

“Qofsh e lumtur gjithmonë dashuria ime”, Ermal Mamaqi e ka nisur kështu ditën sot, duke uruar bashkëshorten e tij Amarda Toska.

Ami feston ditëlindjen dhe nuk do ta besoni kur t’ju themi se mbush 40 vjeç. Ami dhe bashkëshorti i saj, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, janë prindër të dy fëmijëve, të një djali dhe të një vajze.

Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Ami i mbulon vitet në mënyre perfekte dhe nëse gjithësecilin do ta pyesnin sa vjeç është do t’i zbriste dy dekada bukuroshes.

Prej disa vitesh, ajo nuk është më pjesë e ekranit, sepse është fokusuar tek bizneset, siç është “Ami Event” që merret me dasmat.

Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004. Tek “Ëndërrtjerrësit” u publikuan momentet e patransmetuara të 18 viteve më parë.

Ishte koha kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e emisionit. Për shumë vite me radhë, ajo moderoi krah aktorit Agron Llakaj. Edhe pse 18 vite pas, siç duket nga pamjet, Ami është po aq simpatike dhe elegante siç është akoma sot.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %