Anglia më në fund del me plan kundër Putinit, Johnson prezanton 6 pikat

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Boris Johnson ka hartuar një plan 6 pikësh për mposhtjen e Vladimir Putinit, një përpjekje kjo që dëshmon veç të tjerash edhe sesi kryeministri britanik po kërkon që vendi i tij, i shkëputur nga Bashkimi Europian, të zërë një vend qendror në reagimin global në Ukrainë.

Shefi i ekzekutivit në Londër këmbëngul që e gjithë bota të bashkohet me planin e tij për zmbrapsjen e rusëve. Në këtë plan, Johnson bën thirrje për 6 pika.

Së pari, ai kërkon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar humanitar për Ukrainën. Më pas, ai ka kërkuar forcimin e mbrojtjes së Kievit dhe shtrëngimin e dorës së sanksioneve mbi Moskën.

“Na duhen përpjekje të koordinuara diplomatike për zbutjen e krizës dhe një fushatë e shpejtë forcimi të sigurisë në mbarë zonën euro-atlantike”, u shpreh Johnson.

Sipas tij, duhet të menaxhohet në të njëjtën kohë normalizimi i asaj që Putini po bën në Ukrainë. Me kalimin e kohës, pasoja nga veprimet e presidentit rus mund të nisë të zbehet.

Njoftimi i Johnson erdhi në kohën kur zyrtarë të qeverisë ukrainase deklaruan se situata në rajonin e Sumyt dhe në qytetin e Mariupolit, është “në prag të një katas.trofe humanitare”.

Aktualisht nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin verior të Sumyt, tha këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %