Anija e fundit ruse me grurë vjen në Durrës, po tani?!

Koha leximit:1 Minute, 2 Second

Në kulmin e sanksioneve që vendet perëndimore kanë vënë ndaj Rusisë për shkak të ofensives së saj në Ukrainë, një anije me grurë që ishte nisur para 13 ditësh mbërriti dje në orët e para të mëngjesit në Portin e Durrësit.

Në bordin e anijes ndodhen 3,030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi mësohet nga burimet zyrtare të portit të Durrësit.

Ngarkesa nga Rusia duket se do të jetë e fundit, pasi importuesit pohuan se kanalet tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur nisi lufta.

Anija “Slavianka” që lundron në flamurin rus, solli dje në Shqipëri një sasi gruri, e cila është sa 1 për qind e importit të vitit të kaluar.

Vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhën nga Ukraina, sipas INSTAT. Të dy vendet janë eksportues të rëndësishëm global të drithërave.

Adi Haxhiymeri, një nga importuesit kryesor të grurit në Shqipëri, tha për Monitor se vendi nuk do të mbetet pa furnizime, por pohoi se çmimi i importeve të reja do të jetë më i lartë.

Ndërkohë, importuesit e drithërave në Shqipëri janë duke parë mundësi të ndryshimit të burimeve të reja të furnizimit. /Telegrafi/

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %