
Anila Kalleshi: 3 ushqimet që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet 100%
Mëlçia ka aftësinë të veprojë si filtër për trupin, duke penguar substancat më të rrezi.kshme të hyjnë në qarkullimin e gjakut. Ka aftësinë të “vetëpastrohet”, por shpesh për shkak të stilit të jetesës nuk e ndihmojmë mëlçinë të bëjë punën e saj.
Mëlçia mbingarkohet kur hamë sasi të tepërta dhe sidomos me ushqime të përpunuara ose pije freskuese të gazuara dhe me sheqer. Por ka disa ushqime që promovojnë funksionin e mirë të mëlçisë, por edhe të shëndetit total të trupit.
Panxhari – Panxhari mbron mëlçinë duke i siguruar trupit antioksidantë, vitaminë A, vitaminë B6 dhe hekur. Pektina që përmban mendohet se ndihmon në eliminimin e toksinave të depozituara në mëlçi.
Jo rastësisht, panxhari apo fasulja e kuqe, tradicionalisht përdoret për të “pastruar” mëlçinë dhe për të parandaluar një sërë problemesh të tjera shëndetësore.
Brokoli – Falë përbërjes së pasur antioksidante por edhe për shkak të fibrave dhe klorofilit që përmban, ndihmon mëlçinë dhe trupin në tërësi për të hequr qafe substancat e dëmshme. Perimet si brokoli, lulelakra dhe lakra rrisin prodhimin e enzimave të mëlçisë që kontribuojnë në funksionimin e duhur të tretjes dhe largimin e toksinave nga trupi.
Spinaqi – Perimet me gjethe jeshile si spinaqi por edhe marulja dhe rukola janë shumë ushqyese. Falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të fuqishëm, ato kontribuojnë në eliminimin e substancave të rrezikshme nga trupi, duke përbërë një mekanizëm të fuqishëm mbrojtës për mëlçinë.