Anila Kalleshi ju tregon formën që pastron zorrët dhe largon toksinat nga trupi

Koha leximit:1 Minute, 21 Second

Megjithëse trupi ka aftësinë për të neutralizuar dhe eliminuar toksinat e rrez ikshme, ne mund të marrim masa shtesë lidhur me dietën ushqimore dhe lëndët ushqyese specifike.

Për të përmirësuar aftësinë e trupit për të hequr toksinat, duket të kemi një zorrë të shëndetshme dhe funksionale, duhet të përmirësojmë funksionin e mëlçisë dhe të ndjekim disa strategji themelore të detoksifikimit.

Këto strategji përfshijnë ndjekjen e një diete detoksifikimi një ose dy herë në vit dhe marrjen e ushqimeve me veti detoksifikuese. Përpara se të merreni me mëlçinë, hapi i parë për të siguruar largimin e duhur të toksinave nga trupi është të keni funksion të mirë të zorrëve. Kur ta arrini këtë, atëherë mund të korrigjoni “filtrat” e sistemit tuaj, që janë mëlçia, sistemi limfatik dhe veshkat.

Ndryshoni dietën tuaj – Filloni me një ndryshim në dietën tuaj. Dieta e shumicës së njerëzve sot është e varfër me fruta dhe perime, fibra dhe ujë. Kjo shkakton kapsllëk. Përmirësimi i të ushqyerit zgjidh problemin për shumicën e njerëzve.

Shtoni fibra – Në dy vaktet tuaja kryesore përpiquni të mbushni të paktën gjysmën e pjatës me sallata dhe perime të gatuara ose të papërpunuara. Hani më shumë fibra duke ngrënë fruta dhe duke zgjedhur bukë integrale. Megjithatë, nëse produktet e freskëta nuk janë organike, është mirë që të hiqni lëkurën.

Sigurohuni që të jeni të hidratuar – Një nga arsyet kryesore që shumica e njerëzve sot kanë kapsllëk është dehidrimi. Ndryshoni rutinën tuaj të përditshme dhe përpiquni të pini shumë ujë. Uji stimulon lëvizjen natyrale peristaltike të zorrëve, duke e bërë atë të funksionojë normalisht. Kështu, largon toksinat e dëmshme dhe e mban trupin të hidratuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %