Anila Kalleshi ju tregon të mirat e veçanta të mjaltit të tërfilit shqiptar

Koha leximit:2 Minute, 37 Second

Mjalti i tërfilit është një nga produktet më të shëndetshme për njeriun. Pasi bletët ushqehen vetëm me nektarin e ëmbël të kësaj bime, ato prodhojnë një mjaltë shumë të shëndetshëm. Në një lugë me mjaltë tërfili gjenden 64 kalori. Ky mjaltë përmban proteina në sasi të kufizuara, kalium, hekur dhe vitaminë B. Ai përmban gjithashtu edhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe disa sëmundje.

1.Shëron plagët – Efektet e mjaltit për shërimin e plagëve janë të njohura. Mjalti luan rol të fuqishëm kundër baktereve duke shëruar plagët. Mjalti i tërfilit ka një përmbajtje të ulët ujore dhe aciditeti. Prania e kaliumit, hekurit, bakrit dhe vitaminës C përshpejton proçesin e shërimit. Ai gjithashtu ndihmon antibiotikët të luftojnë edhe bakteret më kryeneçe.

2.Përmban shumë antioksidantë – Mjalti i ëmbël i tërfilit përmban shumë antioksidantë. Ndihmon në uljen e nivelit të oksidimit të lipoproteinave, gjë që parandalon zhvillimin e aterosklerozës. Ngrohja e tepërt e mjaltit të tërfilit mund t’ia shkatërrojë vlerat, ndaj atë duhet ta ruani në një enë të izoluar mirë dhe në temperaturë të përshtatshme. Mjalti i tërfilit është i pasur me antioksidantë dhe vitamina. Nuk është e këshillueshme që ky mjaltë të konsumohet nga fëmijët nën moshën 1 vjeçare sepse mund të shkaktojë alergji, të cilat fëmija do t’i shfaqë më tej.

3.Rregullon tensionin e gjakut – Doza ditore prej 1 deri në 2 lugë çaji me mjaltë tërfili e marrë në mëngjes, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Përfitimet që sjell ky mjaltë mund të shumëfishohen nëse mbani një dietë të mirë ushqimore dhe stërviteni rregullisht.

4.Kundër djegieve – Mjalti ndihmon për të parandaluar infeksionin, dhe shëruar të djegurat shumë shpejt. Ky mjaltë fuqizon kapilarët e rinj të gjakut dhe indet lidhore. Ai lufton bakteret dhe inflamacionin.

5.Kuron problemet me mëlçinë – Konsumoni 1 deri në 2 lugë gjelle me mjaltë tërfili rregullisht për të zgjidhur problemet me mëlçinë. Një metodë e tillë ndihmon dhe përmirëson edhe lëvizjet e zorrëve

6.Ndihmon rimëkëmbjen nga sëmundjet – Njerëzit që po rimëkëmben nga një sëmundje ose janë në një dietë strikte për tu mbrojtur nga infeksionet dhe bakteret duhet të konsumojnë mjaltin e tërfillit.

7.Ul kolesterolin e keq – Mjalti i tërfilit ndihmon në eliminimin e kolesterolit të keq. Ai parandalon aterosklerozën që shkaktohet nga akumulimi i tepërt i kolesterolit të keq në enët e gjakut. Ky mjaltë lufton sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

8.Ndalon kollën – Mjalti i tërfillit hollon sekrecionet e mushkërive dhe ndalon kollën. Përzieni një lugë çaji me mjaltë tërfili në ujë të vakët dhe lëng limoni. Këtë mund t’ia jepni fëmijëve të gruposhës 2-4 vjeç që vuajnë nga kolla. Kjo përzierje ka shije të mirë dhe është e pranueshme për ta.

9.Ëmbëlsirë natyrale për fëmijët – Mjalti përmban sheqerna të mirë që treten lehtë dhe japin energji që nuk është e dëmshme. Duke qenë se ky mjaltë tretet lehtë, ai përbën një ëmbëlsues natyral për fëmijët.

10.Kundër plakjes – Antioksidantët që gjenden tek mjalti i tërfilit ruajnë qelizat të shëndetshme dhe i mbrojnë ato nga dëmet e ndryshme. Duke qenë se ky mjaltë lufton inflamacionin, ai arrin të mbrojë qelizat nga efektet e plakjes.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %