Anila Kalleshi: Këto janë 4 ushqimet që ndihmojnë për të humbur kalori

Koha leximit:1 Minute, 28 Second

Kur është fjala për të humbur kalori, mënyra më e shëndetshme që mund të ekzistojë është nëpërmjet ushqimeve. Ja çfarë ushqimesh sugjerojnë nutricionistët për ju që dëshironi ta prisni stinen e verës me më pak kile:

Salmoni është jashtëzakonisht i pasur me omega-3, acide yndyrore dhe proteina. Omega-3 ndihmon për të përmirësuar insulinën në gjak dhe gjithashtu ju ndihmon në eleminimin e dhjamit nga beli. Një tjetër veti e dobishme kur konsumojmë salmon është se ajo aktivizon hormonet tiroide që nxitihn metabolizmin tuaj.

Xhenxhefilli: përmban komponime të dobishme për trupin, madje ai është konsideruar gjerësisht si një domosdoshmëri në mjekësinë alternative. I njohur për stimulimin e tretjes, qarkullimin e gjakut dhe djersitjes, xhenxhefilli është përdorur shpesh në programet e njohura të dobësimit. Xhenxhefilli gjithasht rrit vetitë termogenike të ushqimeve duke eleminuar urinë.

Një studim i kohëve të fundit tregoi se avokadot mund t’ju ndihmojnë shumë në luftën kundër yndyrës së barkut. Avokadot janë të njohura për aftësinë që posedojnë për të ulur kolesterolin.

Qershitë: janë përdorur prej vitesh për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Studimet kanë sugjeruar se boronicat mund të na sigurojnë mjaft përfitime të tjera. Ato ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, në përmirësimin e shëndetit tonë oral dhe në dhënien e ndihmës për reduktimin e infeksioneve. Kjo, falë felofenoleve që gjenden tek këto fruta të vogla dhe të kuqe, të cilat përmbajnë veti antioksiduese, antiinflamatore dhe antimikrobiale. Kujdes me pijet që tregtohen, pasi ato përmbajnë sheqer!

Farat e kungullit: janë të pasura me proteina, fibra, magnez, fosfor dhe zink. Këto vlera ushqyese janë me rëndësi për imunitetin, rritjen dhe ndarjen e qelizave, gjumin, humorin, shëndetin e syve dhe lëkurës. Këshillohet të shtohen në tërshërë për një mëngjes të bollshëm me vlera ushqyese, por edhe për shije.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %