Anxhela Peristeri shkon te ‘Përputhen’ për takim, zgjedh djalin më inteligjent!

Koha leximit:1 Minute, 10 Second

Surprizat nuk paskan fund në “Për’puthen Prime”. E ftuar në këtë puntatë për ta bërë atmosferën më romantike ka qenë Anxhela Peristeri, e cila performoi këngën e saj më të fundit, “n’Tiranë”.

Por prezantuesja e programit, Bora Zemani, nuk mund ta linte dot këngëtaren të shkonte pa bërë një takim me njërin nga djemtë.

Edhe pse në fillim këngëtarja e kishte të vështirë të pranonte, pasi nuk e kishte bërë ndonjëherë këtë gjë, ajo në fund pranoi duke zgjedhur në një takim 4 minutash Brunon.

“Do dal me Brunon, pasi më pëlqen me vajzat dhe më është dukur djalë inteligjent”, u shpreh Anxhela. Takimi ishte shumë interesant dhe zbuluam shumë dimensione nga të dy personazhet.

Brunos që i pëlqente arti, kurse nga Anxhela Peristari që është ende e dashurura dhe që shkon më mirë me shenjën e Dashit.

Rikujtojmë se Bruno ka nisur njohjen me Florjanën dhe duket se i ka harruar vajzat e tjera. Takimi i pari nuk shkoi mirë, por në takimin e dytë, mes konkurrentëve pati flirtime dhe u duk se takimi shkoi mjaft mirë.

Fill pas transmetimit të takimit, Bruno bëri një deklaratë që na surprizoi të gjithëve.

“Dua të them, që nga njohjet e mia, dua të fokusohem te Florjana dhe nuk kam më nevojë që të kem njohje të reja, dhe as të kthehem te njohjet e vjetra. Për momentin, fokusi im është këtu”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %