Arbana dhe binjakët Veshaj vazhdojnë ta injorojnë njëri-tjetrin! Ky detaj i zbulon

Koha leximit:1 Minute, 14 Second

Duket se k onflikti mes Donaldit dhe “Top Channel” u shua, por aktori mund të ketë një hatërmbetje me moderatoren Arbana Osmani. Të paktën kështu na lënë të kuptojmë interpretimi që u bëhet rrjeteve sociale.

Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.

Konkretisht Donaldi nuk e ndjek Arbanën në Instagram, ndonëse ajo e ndjek atë. Ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishtë përplasur me produksionin. Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo ka vendosur mos t’ia heqë follow-n.

Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket parëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga Instagrami i vëllait të tij Romeos. Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.

Ajo që ka ndodhur pas mbarimit të reality-showt është se aktori ia ka hequr ‘follown’ Arbanës dhe nuk e ndjekë më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve.

Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një ‘follow’ andaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë. /Panorama Plus

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %