Arbana, nëse po e lexon këtë shkrim, duam këto 4 emra në Big Brother VIP 2

Koha leximit:1 Minute, 55 Second

Arbana Osmani dhe Lori Hoxha kanë paralajmëruar se Big Brother VIP 2 do të nisë në fund të dhjetorit ose janar. Pra, nuk ka një datë fikse, sepse është ende herët, por fillimi pritet në dimër.

Nuk dihet arsyeja (ende) pse edicioni i dytë i programit më të ndjekur në Shqipëri do të nisë më vonë se i pari, por mendohet se kjo bëhet për të shfrytëzuar pishinën dhe ambientet e jashtme të shtëpisë gjatë pranverës 2023. Të gjithë presin me padurim të dinë emrat që po mendohen si banorë të rinj në shtëpi, e cila është vendosur në Kashar, fare pranë zyrave të televizionit Top Channel.

Le të hamendësojmë disa emra, duke uruar që produksioni i Big Brother VIP do t’i lexojë propozimet tona dhe ndoshta do t’i konsiderojë. Emri i parë në listë është Roza Lati. Moderatorja është shumë origjinale dhe moderne. Ka stilin e saj dhe di mirë të reagojë, kur dikush e nxit apo e provokon. Vajza e aktoret Rita Lati do të ishte një emër perfekt në Big Brother VIP.

Ajo është e paparashikueshme, po aq sa një emër tjetër i showbizit shqiptar, Tuna Sejdiu. Këngëtarja e njohur shqiptare ka disa vite që nuk e ka më vëmendjen e dikurshme në treg, televizion, radio dhe rrjetet sociale. Tuna është një karakter i fortë dhe një grua e admirueshme për publikun. Do të ishte vërtet një opsion big, sikur të pranonte!

Emri i tretë në listën tonë është Robert Dragoti. Ai është një nga figurat më “lajmkrijuese” në ekranin shqiptar. Ai kryesisht punon te TV Klan, por ka qenë pjesë edhe e projekteve të ndryshme në televizione të tjera si ABC News dhe RTSH. Tipi i tij është mjaft ndryshe nga të tjerët. Do të ishte një njeri që prodhon vazhdimisht tema dhe debate. Pse jo, në fund të fundit?

Emri i katërt në listë është Milaim Zeka. Duket sikur formati i Big Brother VIP është krijuar pikërisht për figura të tilla. Milaimi do të sillte ngjyra krejt të tjera në shtëpi dhe do të ishte një banor shumë pikant me batutat e tij. Ai ka gjithmonë një gjë për të thënë dhe nuk të mërzit kurrë. Ia vlen 100%, plus që vjen nga Kosova dhe do të ndihmonte mjaftueshëm edhe marketingun e Top Channel me ndikimin e tij në Kosovë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %