
Arbana njofton 4 finalistët e Big Brother dhe… Einxhelit i dalin lotët si ujëvarë
Loja e Big Brother tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Më 18 shkurt është finalja e madhe, ku fituesi do të “paketojë” 115 mijë euro.
Sonte u votua për të zgjedhur edhe dy finalistët e fundit. Ishin në garë Donaldi, Einxhel, Monika dhe Arjola. Donaldi pritej të zgjidhej si finalist, surpriza ishte mes Einxhel dhe Monikës, pasi Arjola as vetë nuk e ka problem nëse shkon apo jo në finale duke konsideruar super çmimin që mori. Ne fund u zgjodh Einxhel, e cila qau tejmase.
Monika e futur që në fillim më 5 Tetor, dhe Einxhel 1 muaj më vonë. Të dyja i kanë dhënë dinamika të forta shtëpisë. Einxhel më shumë, pasi ka shkaktuar debate të forta që përfshinë tema bisede edhe jashtë, nëpër emisione televizive.
Monika nga ana tjetër ngeli e vetmja pa një dhuratë të rëndësishme siç e morën banorët e tjerë nga Vëllai i Madh. Prandaj, duke bërë dy llogari të vogla, ndoshta ishte e pritshme që Monika të përzgjidhej sonte si finaliste.
Dy finalistët e parashikuar nga publiku deri tani rezultojnë një aktor dhe një koreograf, Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri.
Banorët e kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë dhe fitoftë më i miri.