
Arbana Osmani apo Luana Vjollca, kë zgjedh grimieri Arbër Bytyqi si numrin 1?
Arbër Bytyqi është një ndër grimierët më të njohur, të cilit i kanë besuar pamjen e tyre shumë prej personazheve shqiptarë. I ftuar në “Goca dhe Gra” në Top channel, ai është pyetur nga Fatma se cilën do të zgjidhte nga moderatoret.
Alternativat ishin Luana Vjollca dhe Arbana Osmani, duke qenë se ka bashkëpunuar me të dyja. Kjo ishte një pyetje paksa e sikletshme për grimierin, sepse ai ka kontakte direkt me të dyja.
Ai u shpreh se Luanën e ka shoqe dhe me Arbanën pati një bashkëpunim mjaft të mirë, ndonëse të dyja vajzat janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra.
I vënë para një zgjedhje se cila e frymëzon më shumë, ai ka thënë një përgjigje që moderatoret e emisionit nuk e prisnin: “Dafina Zeqiri”.
Përgjigjja e tij ka shkaktuar mjaft të qeshura. Në fakt, nuk ka faj aspak. Dafina është spektakël më vete. Ajo ka edhe bukuri, edhe klas, edhe humor. Gjithmonë ka qenë on top.
Po për ju, cila moderatore është më e preferuara, që ju mban si magnet pas ekranit për orë të tëra, Arbana Osmani apo Luana Vjollca? Pra, cilën quani numri 1?