Arbana Osmani tregon stafin, shumica e tyre bëjnë tifo për një konkurrent

Koha leximit:49 Second

Tashmë zyrtarisht finalistë të “Big Brother VIP” janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira.

Katër banorët e mbetur janë në garë për çmimin kryesor prej 115 mijë eurosh, fitues do të shpallet në finalen e madhe që mbahet nesër.

Para pak minutash Arbana Osmani ka publikuar pamjet nga regjia dhe audio, nga produksioni dhe madje ka prezantuar për herë të parë edhe stafin e dhomës së rrëfimit.

Arbana ka shuar kështu një kuriozitet të madh të shumë njerëzve duke treguar se kush qëndron pas këtij spektakli gjigant. Më tej Arbana ka zbuluar se një pjesë e stafit të BBV bëjnë tifo për Beniadën.

Presim deri nesër të shohim kush do jetë fituesi, por dy emrat kryesorë tashmë dihen. Ilir Shaqiri dhe Donaldi janë kokë më kokë për trofeun 115 mijë euro.

Bazuar te një “votim” i sotëm me pëlqime në faqen zyrtare të programit, rezulton se diferenca e tyre është shumë e vogël. Presim deri në fund.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %