“Arditi fle me biberon në gojë”, Beniada ia ndërpret shpresat këngëtarit nga Lezha

Koha leximit:1 Minute, 1 Second

Arditi dhe Beniada ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother VIP këtë sezon, aq sa u përfol se mund të lidheshin, se kishin një kimi.

Pas daljes, këngëtari nga Lezha shpreh se do e priste jashtë modelen për të vazhduar njohjen. Situata, sidoqoftë, nuk qenka ashtu si e ka pritur ai.

Beniada ishte dje e ftuar në “E diell”, ku u pyet: “Arditi ka thënë që kur të dalë Beniada, do ta thotë ajo mendimin e saj në njohjen që ne kemi krijuar në Big Brother, pra që do ta vazhdoni jashtë?”

Modelja tregoi se mes saj dhe Arditit nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë gjë. “Arditi më duket se po fle akoma me biberon në gojë. Nuk kemi pasur asnjëherë diçka, as ai nuk ka pasur pëlqim për mua”.

“Pra, as nga ana ime nuk ka pasur interes. Është një shok shumë i mirë, por më shumë se kaq nuk mund të jetë. Ngacmon kot ai”, tha modelja e njohur për Manushin.

Kujtojmë se Beniadën së shpejti do ta shohim si pjesë e moderimit të dy emisioneve në Top Channel, te “Procesi Sportiv” dhe me një rubrikë të sajën personale në e “E diell”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %