“Arilena është fëmija im i adoptuar”, Popi Kola na bën lëmsh për lidhjen e tij

Koha leximit:1 Minute, 5 Second

Raporti që Arilena Ara ka me menaxherin e saj, Popi Kola, është komentuar shumë shpesh në media. Përflitej se kishte diçka më shumë mes tyre dhe se e kishin zyrtarizuar lidhjen.

Kjo, sepse sipas disa portaleve, ata ishin prezantuar me familjet e njëri-tjetrit. Për këtë temë, Popi është pyetur nga Alban Musa në emisionin “ABC e mëngjesit” dhe ka folur hapur.

Ai shpjegoi një herë e mirë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. “Ka shumë gjë dhe aspak zë për sa i përket kësaj që po flasim. Është një marrëdhënie njerëzore, por me mentalitetin që kemi këtu, të çon në një drejtim tjetër”, deklaroi Popi.

“E kam thënë dhe më parë, Arilenën e kam si një fëmijë timin që tani u rrit. Kam pasur një ëndërr të adoptoja një fëmijë dhe më erdhi një fëmijë i rritur, e kam adoptuar”.

“Kjo është marrëdhënia ime me Arilenën dhe kaq. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar”, e mbylli Popi. Ndërkohë, Suada Daci, e cila ishte gjithashtu e ftuar për të folur për sezonin e ri të Style Star, tha se Popi “e ka çuar Arilenën në rrugën që është sot”.

Popi është një nga producentët më të njohur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ai ka bashkëpunuar me Vera Grabockën për shumë vite, kryesisht në TV Klan.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %