Arjan Konomi ikën nga festa e Top Channel, arsyen e merrni me mend…

Koha leximit:1 Minute, 4 Second

Në festën e mbrëmjes së djeshme mes banorëve të “Big Brother VIP” dhe pjestarve të stafit “Top Channel” ishte i ftuar edhe opinionisti Arjan Konomi.

Mesa duket ai nuk ka ngelur fare i kënaqur nga pjesmarrja në festë dhe këtë e bëri të ditur gjatë një video LIVE në TikTok me Fation Kuqarin.

Arjani u shpreh se njerëzit e BBV ishin shumë të mërzitshëm dhe nuk krahasoheshin me ata të “Perputhen”, madje nuk e kurseu edhe një ironi.

Ai tha se nuk ndejti më shumë se 5 minuta pasi Bora nuk ishte e pranishme, teksa shtoi: “Çfarë te beja atje? Me ke do rrija? Me…”- tha Arjani duke e lënë fjalinë përgjysmë e duke tundur kokën në menyre ironike.

Arjan Konomi ka një raport shumë të mirë me Bora Zemanin si kolegë prej dy vitesh të emisionit të dashurisë “Për’puthen”.

Teksa ai ka shprehur hapur konsideratën dhe vlerësimin për moderatoren, së fundmi, ai ka komentuar lidhjen që ajo ka patur me Donald Veshajn.

Nëpërmjet një videoje ‘live’ në “TikTok” para disa ditësh, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dintë shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, at më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %