Arjola Demiri i kërkoi një favor ish-burrit dhe mori përgjigje negative

Koha leximit:1 Minute, 6 Second

Aktorja Arjola Demiri sonte zbuloi historinë e saj me ish-bashkëshortin gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP. Humoristja nga Tropoja për disa vite ka qenë e martuar dhe ka sjellë në jetë tre fëmijë.

Ajo ka dy vajza e një djalë, për të clët ka folur tejmase gjatë rrugëtimit në BBV. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola tregoi se pas divorcit i kërkoi një gjë specifike ish-burrit.

Ajo i ka sugjeruar që të ruanin miqësinë për hir të fëmijëve, por ai nuk ka pranuar. Ndonëse nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëri-tjetrin, fëmijët gëzojnë raporte të mira me babain.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjecare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar te familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje”.

“Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, deklaroi Arjola.

Lajmi i mirë për të tashmë është shtëpia e fituar nga Big Brother VIP Albania, me vlerë mbi 100 mijë euro, në “Kodrën e Diellit”. E meritonte, padiskutim.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %