
Arjola do të bëhet prezantuese e Portokallisë, Lisa Kujovska i hedh një kunj
Gjatë qëndrimit në “Big Brother”, Arjola shprehu dëshirën që në të ardhmen të prezantojë Portokallinë. E ftuar në ‘Fun Club’, Arjola deklaroi se një pozicion i tillë do e rriste një nivel më lartë.
Lisa Kujovska ka hedhur një thumb për këtë çështje pasi mendon se kërkesa e Arjolës për t’u bërë prezantuese e ‘Portokallisë’ nuk është hiç e drejtë.
Me një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, Lisa thotë se në të vërtet aktrimi është shumë më lart se prezantimi i një programi.
“Ishte gjë e bukur, është fantastike, shikohesh me një sy ndryshe. Jo vetëm ajo aktorja që do dalë, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një farë forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese”.
“Për fat ishte me mend në kokë, nuk e bëri”, shkruan Lisa në faqen e saj zyrtare në Instagram. Kaq mjaftoi dhe mesazhi u mor saktë.
Presim ndonjë reagim të Arjola Demirit, e cila ka qenë një hit i këtij viti në Big Brother me historitë e jetës së saj. Aktorja ka treguar shumë forcë gjatë 4 muajve.