Arjola shkon me pushime në “Suitën e Sulltanit”: Deri në 30 mijë euro nata

Koha leximit:54 Second

Arjola Demiri duket se do të shkëputet tërësisht nga ngjarjet e fundit në jetën e saj ku me përfshirjen në “Big Brother VIP” sigurisht kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Arjola ka mbërritur në Stamboll ku ka zbuluar në Instagram se po qëndron në një ndër hotelet më të famshme të Turqisë dhe jo vetëm.

“Ciragan Palace Kempinski”, është hoteli që Arjola ka zgjedhur të pushojë, ku çmimi për një natë varjon nga 400 euro deri në 30 mijë euro. Çmimi më i lartë i përket dhomës së quajtur ” Suita e Sulltanit”.

Arjola gjithashtu ka zbuluar se në këto pushime e shoqëron motra e saj, Elisa Demiri e cili është kujdesur për fëmijët e saj dhe imazhin e aktores kur ajo ndodhej në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se Arjola doli nga Big Brother me dhuratë një shtëpi për të cilën e kishte përmendur vazhdimisht se eshte qellimi pse mori pjesë në BBV.

Në javët e fundit u bë e ditur se çmimi i saj ishte dyfish më shumë se çmimi që mori fituesi, balerini i njohur Ilir Shaqiri, rreth 200 mijë euro.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %