Arjola tha se Luzja është xheloze për të, reagon aktorja: “Ik andej nga ke ardhur”

Koha leximit:56 Second

Arjola Demiri ka reaguar pas deklaratës së koleges së Portokallisë, Renada Caci, e njohur për rolin e Luzes. Aktorja shkroi pak kohë më parë se Big Brother i nxori fytyrën e vërtetë Arjolës.

“Big Brother VIP është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”, ishte postimi i atëhershëm i saj, duke nënkuptuar se i referohej Arjolës.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Arjola, e cila është shprehur se Renada është xheloze për të. “E ka xhelozi profesionale”, ishte shpjegimi i “cytjeve” të aktores nga Tropoja.

“Një ndër aktoret që kam pëlqyer përpos Albanës, ka qenë dhe Renada dhe e kam vlerësuar me notat maksimale. Thjesht mendoj se ka një xhelozi profesionale”.

“Nuk kemi pasur konflikt. Nuk kam pasur asnjë lloj gjëje kundrejt Renadës”, tha ajo. Kjo ka sjellë reagimin e Renadës, e cila i ka rënë shkurt muhabetit:

“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filanen, më vinte për të qeshur. Kështu që vajzë e mbarë, rri urtë ose ik nga ke ardhur. Mos më përmend nëpër emisione”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %