Atalanta jashtë Champions sivjet? Milani “nuhat” supergoditjen në merkato!

Koha leximit:1 Minute, 56 Second

Suksesi i djeshëm ndaj Napolit e riktheu Milanin në vendin e parë. Kuqezinjtë morën sërish krye të tabelës, duke iu përgjigjur kështu Interit, i cili kishte mundur Salernitanën të premten.

Pika të rëndësishme për skuadrën e Stefano Piolit, që dëshmon se mund të luftojë ende për vendet e para të renditjes. Objektivi minimal për kuqezinjtë është padyshim vendi i katërt, i cili u lejon atyre të kualifikohen në Champions League.

Edhe në këtë këndvështrim, Tonali dhe shokët e tij mund të gëzohen: tani janë 13 pikë para vendit të pestë të zënë nga Atalanta, e cila duhet të rikuperojë një ndeshje.

Dhjetë pikë do të ishin ende një avantazh sigurues, prandaj Milani mund ta vazhdojë sezonin me besim, duke u parë gjithnjë e më lart…

Megjithatë, është interesante të monitorohet situata e Atalantës, e cila rrezikon seriozisht të mos hyjë në Champions League: lojtarët e Bergamos janë aktualisht gjashtë pikë nga vendi i katërt i zënë nga Juventusi, i cili po ecën fuqishëm.

Është e qartë se pa një kualifikim në Champions League për skuadrën e Gasperinit shumë gjëra mund të ndryshojnë për sa i përket merkatos. Nuk mund të përjashtohet që disa elementë të kërkojnë shitjen për të luajtur në nivele më të larta!

Mes tyre eshte edhe Ruslan Malinovskyi. Ukrainasi edhe këtë vit, edhe pse me ulje-ngritje të ndryshme, po tregon se e sheh mirë golin. Në 30 ndeshje të luajtura, ai shënoi nëntë herë, me dy asist gjithashtu.

Malinovskyi nuk është më shumë i ri – më 4 maj do të jetë 29 vjeç – dhe ai mund të vendosë të ndryshojë ajrin menjëherë, të përpiqet të fitojë në vende të tjera.

Kontrata që skadon më 30 qershor 2023, në pak më shumë se një vit, na bën të mendojmë se lojtari me të vërtetë mund të largohet nga Atalanta në verë.

Ukrainasi mund të përfaqësojë një profil për Milanin: klasi i vitit 1993 është i aftë të lëvizë si sulmues i dytë, por edhe si playmaker dhe krah i djathtë. Me te majtën ai është vërtet i aftë të bëjë gjithçka.

Prandaj, Malinovskyi do të ishte në gjendje t’i jepte Milanit një alternativë. Vlerësimi, natyrisht, është i madh nga Maldini & Co. Kush e di që në fund të sezonit nuk do të kthehet në negociata… Sepse pikerisht ne ate rol Milani ka nevoje!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %