“Atalanta më e fortë se Milani! Ajo çorape e Calabrias…” Cassano irriton tifozët kuqezi me fjalitë e tij, pastaj korigjohet

Koha leximit:1 Minute, 27 Second

Duke folur gjatë ‘Bobo TV’, ne takimin e perjavshem ne diten e hene, ne platformen Twich, Antonio Cassano, Vieri, Adani dhe Ventola u ndalen te analiza e Napoli-Milan 0-1 dhe sidomos te suksesi kuqezi.

Cassano eshte ai qe merr vemendjen e madhe: “Milani pati një fat të madh me goditjen me çorape te Calabrias sepse shënuan ne ate moment. Milani, edhe një herë, më bëri të ndryshoj mendje. Fryma e sakrificës, guximi…

Duke përfshirë Juventusin nga top pesëshe, Milani është më pak i fortë se skuadrat e tjera por po e bezdisin Interin! Atalanta eshte shume me e forte se Milani por Milani thote se pune dhe ide te mira dhe me evoluimin e futbollit te sotem arrihen rezultate.

Nese Milani do ta mbyllte i dyti apo i treti duhet ta pergezojme! Interi eshte favoritui, Napoli i dyti, por Milani është duke bërë diçka të jashtëzakonshme. Dëmtime, asnjëherë justifikime. Calabria, Ibrahimovic, Kjaer…

Paten një periudhë pa Kjaer, Romagnoli dhe Tomori, luajten me Kalulu dhe Gabbia. Kessié që ka luhatje, Bennacer që nuk po bën atë që beri vitin e kaluar, Saelemaekers nuk është më ai i zakonshmi.

Shumë lojtarë po luftojnë individualisht, por si ekip po bën diçka të jashtëzakonshme. Duhet t’i jepet merite Piolit. Leao në ky moment është njeriu shtesë i Milanit, shpik manovra, është i vazhdueshëm gjatë ndeshjeve. Milan dhe Pioli po bëjnë një punë fantastike”.

Me pas, dicka edhe per merkaton: “Milani po bën një punë të jashtëzakonshme dhe e bëri atë edhe vitin e kaluar, por ata humbën Donnarumma dhe gjithashtu do të humbasin Kessié.

Di t’i duhen 2-3 lojtare te mire! Botman-Sanches kushtojne te dy. Mesa kam informacione duket se e kane mbyllur edhe per Andrea Bellottin ne sulm”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %