Categories
Art

Nga vijnë fitimet e artistëve në Shqipëri?

Çdokush me ca para, mund të hyjë në një studio regjistrimi dhe të dalë me material të mjaftueshëm për të publikuar një CD në një botë, ku interneti ju bën të famshëm. Por, ky nuk është thelbi. Ju keni regjistruar një këngë … dhe tani çfarë? Kjo ju bëri këngëtarë? Çfarë keni ndër mend të bëni me të?

Të bësh muzikë dhe të jetosh nga muzika jote nuk janë e njëjta gjë. Kur bëhet fjalë për hyrjen e muzikës në treg, ju keni hyrë në fushën e “Music Business Economics 101”, dhe mësimi i parë është: Të bësh muzikë të tregtueshme është më e rëndësishme se çdo kërkesë për muzikë të re dhe të panjohur.

Por cilat janë mënyrat për të bërë para nga profesioni i këngëtarit dhe cilat janë mundësitë që ofron tregu shqiptar? Ka disa mënyra për të nxjerrë para nga muzika, veç koncerteve. Klikimet në “YouTube” dhe fitimet nga “Spotify”. Ju duhet t’i bëni njerëzit të vetëdijshëm për muzikën tuaj dhe ju duhet të krijoni kërkesën për të, duke tërhequr vëmendjen e ‘portierëve’ të ndryshëm në biznesin e regjistrimit dhe në media që kontrollojnë zonat e hyrjes për ekspozimin e muzikës së re (etiketat e regjistrimit, shpërndarësit, dyqanet dhe vendet e drejtpërdrejta, si dhe radio, TV dhe media e shkruar).

Producenti Andi Islami thotë se, muzika nuk është biznes, por jetohet me të. “Për të bërë të qartë diçka që në fillim – muzika nuk është një biznes. Muzika është një formë arti. Një biznes është formuar rreth muzikës, por muzika mund (dhe ndodh), pavarësisht nëse dikush fiton para ose jo. Sidoqoftë, nëse jeni muzikant në kulturën tonë dhe dëshironi të bëni muzikë si një karrierë me kohë të plotë, duhet të mësoni t’i qaseni muzikës si një biznes – të shihni veten dhe muzikën tuaj përmes një objektivi të veçantë në mënyrë që të keni sukses në komunitetin e biznesit që rrethon muzikën.”

Për Xhani Demika, menaxher artistësh, sado frikësuese që mund të jetë bota e biznesit për disa artistë, në fakt i gjithë biznesi sillet rreth tre koncepteve shumë të thjeshta: identifikimi i një nevoje ose dëshire midis njerëzve; zhvillimi i një produkti që plotëson atë nevojë ose dëshirë; dhe tregtimi i produktit për njerëzit që kanë nevojë ose e dëshirojnë atë.

Ai shton, se muzika duhet të jetë gjithmonë e para, e ndjekur nga afër duke i bërë vetes disa pyetje të thjeshta mbi biznesin e muzikës, të tilla si: sa më kushton një realizim kënge, sa të ardhura mund të marr prej saj, sa famë mund të arrij, a kam menaxhimin e duhur etj. Burime nga fusha e muzikës pohojnë se, për ta parë muzikën si një biznes, thjesht duhet të përkthesh elementet muzikore në aspektin e biznesit. Në kontekstin e të bërit biznes, ja si duket përkthimi:

-Muzika është një nevojë dhe dëshirë te njerëzit. Nevojat për frymëzim dhe argëtim janë pjesë e përbërjes sonë, dhe muzika është pjesë kryesore e të dyjave. Një kulturë pa muzikë ka të ngjarë të shkatërrojë veten.

-Muzika juaj është një produkt që potencialisht mund të plotësojë atë nevojë. Nëse jeni një interpretues, aq i ftohtë mund të duket, ju jeni gjithashtu një produkt. Nëse performoni muzikë (jo vetëm që e krijoni), publiku do të interesohet për ju, jo vetëm për këngët tuaja. Biznesi i muzikës, kërkon të përshtatë produktin/et për të qenë diçka për të cilën njerëzit do të shpenzojnë para.

-Pasi të keni krijuar një produkt muzikor, ju e tregtoni atë produkt muzikor për shitje për publikun përmes promovimit, koncerteve dhe shitjeve rekord.

Pandemia
Një nga ndërprerjet më të mëdha në stilin e jetës që pandemia e Covid-19 ka bërë, ka qenë humbja e muzikës “live” në industrinë e argëtimit. Për një industri që u mbështet shumë në shitjen e biletave dhe sponsorizimet nga shfaqjet e drejtpërdrejta, kufizimet në tubimet e mëdha dhe grumbullimet në ambiente të mbyllura ishin padyshim një goditje e rëndë.

Disa përpjekje që vitin e shkuar për të rihapur klubet dhe vendet e muzikës “live” ofruan optimizëm për këtë vit, megjithatë menaxherët e klubeve të natës në zona të ndryshme të bregdetit pohojnë për “Monitor” se viti 2021 nuk ishte aspak i ngjashëm me 2019-n.

Industria e argëtimit dhe mikpritjes ishte një nga sektorët e parë që u mbyll nga qeveria një vit më parë. Gjithashtu, është një nga të paktat që me vështirësi është rihapur nga atëherë. Edhe kur baret organizuan një rikthim të pjesshëm verën e kaluar, pothuajse të gjitha klubet e natës mbetën të mbyllura dhe atyre iu është dashur të mbijetojnë. Shumë prej tyre nuk janë rihapur më në kryeqytet. Tendenca që u vu re vitin e shkuar ishte përfshirja e muzikës në ambientet me tarracë ose oborr të restoranteve, si dhe përqendrimi më i madh në bregdet.

Vija bregdetare e Adriatikut, duke nisur nga Velipoja, e duke vijuar me Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit, Plazhin dhe Golemin, kanë qenë pikat e tjera ku klubet janë hapur e kanë funksionuar. Në komunikime me klube të shumta, ata pohojnë se nga ky vit, pretendonin më tepër frekuentim, por ndikimi i Covid në ekonominë e shqiptarëve, padyshim ka ndikuar.

Kolapsi i industrisë së koncerteve dhe muzikës “live” preku jo vetëm artistët, por mijëra njerëz që punojnë përkrah tyre, nga ekuipazhi i rrugës dhe inxhinierët e zërit deri te rojet e sigurisë dhe kompanitë e transportit.

Po të shohim në një spektër botëror, emra të mëdhenj si Dua Lipa mund të kenë thyer rekordet e transmetimit në internet me shfaqjen luksoze Studio 2054, duke tërhequr më shumë se 5 milionë shikime. Por, për artistët më të vegjël, si në botë, edhe në Shqipëri, realizimi i një koncerti të mirë në internet ishte më shumë telash se sa fitim, sipas burimeve. Xhani Demika, menaxher i mirënjohur i artistëve, thotë për “Monitor” se, situata e pandemisë që ka prekur rëndë sektorin, ka ndikuar te pagesat e artistëve, të cilët kanë ofruar performancat muzikore për 50% më pak se vitet e mëparshme.

“Google” paguan 68% të të ardhurave në “AdSense”, kështu që për çdo 100 dollarë që paguan një reklamues, “Google” i paguan 68 dollarë botuesit.
Normat aktuale që paguan një reklamues ndryshojnë, zakonisht variojnë nga 0.10 deri në 0.30 $ për shikim, por mesatarisht qëndron në 0,18 $. Mesatarisht, një kanal në “YouTube” mund të fitojë 18 dollarë për 1000 shikime në reklama.

Duke marrë disa shembuj realë nga njerëz që fitojnë para nga “YouTube”, për rreth 1 milion shikime, pagesat mund të nisin nga 2000 deri në 40.000 dollarë, gjë që varet nga CPM ose Kostoja për Përshtypje, e cila ndryshon në varësi të asaj se sa kohë kalojnë shikuesit në video, gjatësia e videos, sa reklama përmban, demografia e shikuesve. Ky i fundit është një faktor kyç, pasi vende si SHBA kanë një fitim shumë herë më të lartë se pjesa më e madhe e vendeve të tjera.

Ka edhe faktorë si e drejta e autorit, pasi përdorimi i një muzike apo kolone zanore mund të bëjë që videoja juaj të mos fitojë para dhe më keq akoma të merrni dhe paralajmërim për mbylljen e pagesave nga “YouTube”. Faktor tjetër ndihmues janë edhe sponsorizimet e drejtpërdrejta, pasi nëse ju arrini një numër të konsiderueshëm shikuesish, kompani të ndryshme mund t’ju kontaktojnë dhe paguajnë një shumë të caktuar për një shërbim apo produkt që ju do të reklamoni për ta.

Një rishikim momental nga ana jonë në platformën e “YouTube” zbulon se top 3 përbëhet kryesisht nga vajzat që përfaqësojnë trevat tona. Në vendin e tretë, Enca Haxhia me 147 milionë shikime, kënga “Bow Down”. Në vendin e dytë renditet kënga “Të ka lali shpirt” nga Silvi Gunbardhi ft. Madi ft. Dafi, me 618 milionë klikime.

“Bonbon” nga Era Istrefi vazhdon të mbetet kënga më e suksesshme shqiptare në historinë e klikimeve të “TouTube”. 836 milionë shikime, të cilat çdo ditë e më shumë shtohen, e pozicionojnë këngëtaren Era Istrefi të parën, me më shumë shikime në kanalin “YouTube”.

Categories
Art

Letra që Ernest Hemingway i shkroi Petro Markos

Një ndër autorët shqiptarë, i cili për fat të keq nuk vlerësohet aq sa duhet, është Petro Marko i cili një herë e një kohë, takohej me laureatin e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarin e madh Ernest Hemingway. Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, botim i shtëpisë botuese “Ombra GVG”, Petro Marko shkruan:

“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban! – Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle: ‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt: shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’”.

Categories
Art

Nisma e Marin Memës në qytetin e Shkodrës, vendoset busti i ri i Pashko Vasës

Edhe pse ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, busti i Pashko Vasës në Shkodër prej mëse 30 vjetësh dergjej në këtë gjendje të mjerë.

Me iniciativën e gazetarit Marin Mema dhe mbështetjen e shqiptarëve të thjeshtë është bërë i mundur zëvendësimi i bustit të vjetër të dëmtuar prej betoni, me këtë bust të ri prej bronzi, i cili është inaguruar ditën e sotme në Shkodër.

I gjithë projekti i realizimit të bustit në bronz nga skulptori i njohur Ardian Pepa, puna artistike, bazamenti i ri dhe gjithçka tjetër kanë patur një kosto prej vetëm 7 mije eurosh, shumë kjo e mbledhur nga gazetari Marin Mema në krye të fondacionit “Shqipëria Tjetër” në bashkëpunim me organizatën USA “Albanian Society” dhe dhurime të shqiptarëve të thjeshtë.

Categories
Art

Adriana Matoshi realizon fotoalbum me veshje kombëtare: Bashkë jemi të fortë

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka ardhur me një fotosesion të veçantë për ditën e 28 nëntorit. Matoshi në rrjetet sociale postoi disa imazhe ku shihet me veshjet kombëtare.

Krahas imazheve të publikuara për fansat e saj të shumtë, aktorja po ashtu bashkëngjiti disa fakte dhe ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptarë që kanë ndodhur pikërisht me 28 nëntori. Fotografit e Adrianës u pritën mirë dhe morën komente e pëlqime të shumta , nga ana e adhuruesve dhe miqve të saj.

Postimi i plotë i Adriana Matoshit: “28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ngriti flamurin në kalanë e Krujes. 28 nëntor 1912 Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë. 28 nëntor të vitit 1955 lindi Adem Jashari. 28 nëntor të vitit 1997 u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dujeni njëri-tjetrin. Vetëm bashkë jemi të fortë! Gëzuar!”

Nëse ju pëlqeu kjo ide e saj përshëndetëse për festën e Pavarësisë, mund ta përgëzoni te komentet në faqen e saj të Instagramit.

Categories
Këshilla

Nga brokoli te domatja, kjo është lista me disa ushqime të mira për prostatën

Lëngjet – Pini shumë ujë. kushdo me prostatë duhet të pijë shumë ujë apo lëngje, ndërkohë që duhet të reduktojnë në maksimum alkoolin. Gjithashtu, kafeina dhe Domate dhe brokolibirra duhet të përdoren në sasi të vogla.

Perimet – Perimet si brokoli, lakra apo lulelakra janë shumë të mira për të qenë mbrojtëse. Janë edhe më pozitive për faktin që kanë shumë antioksidantë.

Domatja dhe shalqiri – Një studim i kryer tek 47 mijë persona tregoi që përdorimi i shalqirit dhe domates reduktoi 35 për qind rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktimin shumë të madh të rrezikut për CaP.

Silazhi – Të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleniumi që gjendet në silazhin e freskët, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm.

Vitamina E – Vitamina E ul rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje në 32 për qind, në krahasim me ata që nuk e marrin (ushqime që përmbajnë vitaminë E janë sallata jeshile, spinaqi, lakrat e ndryshme, arrat, mëlçitë, qumështi, gjiza, mishi, veza, rrushi, bajamet etj.)

Categories
Lajme Shëndeti

A e dini çfarë ndodh me mëlçinë nëse pini 2 filxhanë kafe në ditë?

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin. Kafeja është një nga pijet më popullore në botë, duke patur në konsideratë faktin se çdo vit njerëzit pijnë plot 450 miliardë filxhanë kafe. Kafeja është e pasur me antioksidantë dhe mund të jetë e dobishme për mëlçinë.

Mëlçia është shpesh e rrezikuar nga ciroza hepatike, një sëmundje kronike që shkakton bllokimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi. Por të dhënat tregojnë se nëse pini dy filxhanë kafe në ditë mund të pakësoni gjasat e cirozës hepatike. Një studim i vitit 2016 zbuloi lidhjen e fortë mes konsumit të kafesë dhe rrezikut të cirozës. Sipas shkencëtarëve, kafeina metabolizohet në një substancë që parandalon zhvillimin e cirozës së mëlçisë.

Kafeja dhe mëlçia – Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë Amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrezikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C. Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor në rrezikun e kancerit të mëlçisë.

Një studim i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë. Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë.

Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë. Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëmundjeve kronike. Sipas tyre, progresi i këtyre sëmundjeve ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Kafeja: ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë, ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, lufton depresionin, mbron nga diabeti i tipit 2, pakëson gjasat e shfaqjes së kancerit të lëkurës, përmirëson performancën fizike, ndihmon në rënien në peshë. Këto përfitime vlejnë nëse ju pini më pak se tre filxhanë në ditë. ë të kundërt, kafeja mund të kthehet në një armik të organizmit.

Kafeja nuk duhet pirë me stomak bosh sepse shkakton një rënie të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe rrit nepsin për ëmbëlsira. Ju nuk duhet të pini kafe pas orës 14:00 dhe shoqërojeni me pak kanellë pluhur për një shije më të mirë.

Categories
Lajme

Cilat janë bimët dhe kurat natyrale për artritin dhe reumatizmën

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet. Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin. Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar. Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare. Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm. Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit.

Si trajtohet – Kompanitë farmaceutike kanë prodhuar me qindra ilaçe kundër artritit. Megjithatë, efektet anësore të tyre shpesh janë të dëmshme për shëndetin, Në këtë artikull do të mësoni për disa ushqime dhe produkte krejt natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni dhe kuroni këtë sëmundje.

Xhenxhefili – Eshtë një zhardhok i shkëlqyer me shumë vlera. Përbërësit e tij luftojnë inflamacionin në organizëm. Duke e pirë si çaj, xhenxhefili do të forcojë sistemin imunitar dhe do të pakësojë inflamacionin. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pijnë të paktën një filxhan me çaj në ditë. Në një gotë ujë zieni 2 cm xhenxhefil të prerë në feta. Çajin mund ta përzieni me limon dhe mente për një shije të plotë.

Shafrani i Indisë – Eshtë një nga ato erëza që krahasohet me një ilaç mrekullibërës. Ai përmban shumë antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Shafrani është i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar. Shafranin e indisë e gjeni në markete. Ai mund të përdoret si çaj ose në formën e kapsulave.

Aloe Vera – Tradicionalisht jemi mësuar që këtë bimë ta përdorim për shëndetin e lëkurës. Por xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të lyer kyçet për të përjetuar një lehtësim.

Artriti është një sëmundje që duhet mbajtur nën kontroll. Kjo sëmundje vështirëson përdorimin e gishtave dhe duarve. Ajo shkakton shumë dhimbje veçanërisht nëse prek kyçet, gjunjtë apo këmbët. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm. Ecja, noti janë të nevojshme kundër artritit dhe mbipeshës. Artriti është një sëmundje e keqe por mund të parandalohet falë një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktivitetit fizik dhe përdorimit të ushqimeve të lartpërmendura.

Categories
Lajme

Ky është mëngjesi ideal për kocka të forta: Si të merrni sasitë e duhura të kalciumit

Thuhet kockat se janë më të forta se çeliku, por njëkohësisht mund të dëmtohen fare lehtë. Sëmundje të ndryshme që i prekin ato mund të shkaktojnë dëmtim dhe dhimbje të tyre. Artriti apo osteoporoza nuk janë më sëmundje të panjohura, pasi po prekin popullsinë gjithnjë e më shumë. Prandaj nevoja për të qenë të kujdesshëm dhe të shëndetshëm është gjithnjë prezente.

Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë. Në këtë artikull ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes. Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme.

Si të ndihmoni kockat – Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime. Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët. Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende, ekspertët shprehen se rreth 1.500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin. Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt.

Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve, pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt. Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme.

Mëngjesi i duhur – Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt. Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj. Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat. Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit.

Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium. Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj. Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium. Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera. Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile. Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten.

Categories
Lajme

Shqipëria e bekuar me lajthitë e njoma: ndihmojnë sistemin nervor

Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish, të cilat kur janë të njoma ofrojnë vlera pafund për konsumatorët. Si çdo ushqim tjetër, edhe lajthitë kanë një dozë të rekomanduar ditore. Doza e shëndetshme ditore e lajthive është 20 kokrra në ditë. Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit.

Lajthia është nga ato ushqime që edhe të shijon, të kënaq shpirtin siç i themi ne, por edhe na bën mirë. Lajthia ka yndyrna të pangopura të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër. Ngrënia e tyre ul kolesterolin e keq dhe rrit atë të mirin.

Lajthitë e njoma, magjike për shëndetin e trurit – Shumë studime të konsultuara tregojnë se ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës. Thënë shkurt, lajthitë janë një ushqim fantastik i jetëgjatësisë.

Mrekulli për shëndetin e mirë të gjakut – Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

Ndihmojnë fort sistemin nervor – Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave. Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatzanitë – Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore. Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Categories
Lajme

Dita e Pavarësisë, Dua Lipa bën gjestin më të ëmbël për Shqipërinë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me shumë krenari origjinën shqiptare. Për këtë arsye, nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë në 109-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.

Bukuroshja jonë, e cila na ka bërë krenarë gjithmonë me karrierën dhe ndikimin që ka në shoqëri, sot ka publikuar në InstaStory disa foto nga koha kur ishte në Shqipëri, duke uruar në shqip.

“Urime 28 Nëntori! Gëzuar ditën e Pavarësisë, Shqipëri”, ka shkruar Dua Lipa. Duket një gjest i vogël, por për ne është shumë i rëndësishëm, sepse këngëtaret e nivelit të Dua Lipës i bëjnë një promovim të madh vendit tonë, duke marrë parasysh faktin se jemi një vend i vogël. Kështu, gjithë bota sot e mori vesh se ne kemi festë kombëtare dhe se e duam vendin tonë.