Categories
Lajme

Çfarë ndodh në trupin tuaj nëse pini uthull molle çdo ditë

Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun. Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni.

Infeksionet – Myku dhe infeksionet janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin që shpesh del jashtë kontrollit. Uthulla e mollës përbën një kurë shumë e mirë kundër mykut që prek zona të ndryshme të trupit.

Sheqeri në gjak – Studimet kanë treguar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta. Kësisoj trupi arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak. Disa studime kanë zbuluar se konsumi i uthullës para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, efekt që zgjat deri të nesërmen.

Më pak toksina – Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht.

Rënie nga pesha – Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate. Konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha.

Categories
Këshilla

Rënia e flokëve – Po ushqeheni gabim dhe si pasojë keni probleme

Jo vetëm diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por obeziteti lidhet edhe me rënien e flokëve. Një dietë me yndyrë të lartë, bllokon rigjenerimin e folikulave të flokëve dhe shkakton humbjen e flokëve.

Qelizat staminale rinovohen në secilin cikël jetësor të gjëndrës së flokut, për të lejuar që flokët të rriten përsëri pas rënies. Me moshën, disa qeliza të folikulave të flokut (HFSC) ndalojnë së përtërituri veten dhe për këtë arsye flokët fillojnë të hollohen. Sipas asaj që u gjet në studimet e kryera te minjtë, obeziteti duket se e përshpejton këtë proces.

Duke krahasuar minjtë që ndiqnin një dietë standarde dhe minjtë që ndiqnin një dietë me yndyrë të lartë, doli që këta të fundit humbën shumë më shumë flokë sesa të parët”, thuhet në studim.

HFSC-të e minjve të shëndoshë treguan stres të madh oksidativ, i cili bllokoi aktivizimin e rrugës sinjalizuese të proteinës iriq Sonic, përgjegjëse për rigjenerimin e folikulave të flokëve, dhe shkaktoi humbjen e flokëve. Ky efekt është edhe më i dukshëm te minjtë në moshë të madhe, megjithatë do të ishte i kthyeshëm. Për të bllokuar rënien e flokëve, thonë studiuesit, do të ishte e mjaftueshme për të riaktivizuar shtegun sinjalizues të proteinës. Por meqenëse parandalimi është më i mirë sesa kurimi, këshillohet që të përdorni një dietë me yndyrë të ulët.

Categories
Këshilla

Kjo pjesë e trupit duhet larë më shpesh nga sa e keni menduar

Zakonisht ne pastrojmë veshët nga dylli dhe e lëmë me aq. Por ka edhe një pjesë tjetër të cilën shpesh e harrojmë. Bëhet fjalë për pjesën prapa veshit. Nëse nuk e pastroni siç duhet, një erë e keqe dhe skuqje e lëkurës mund të shfaqet menjëherë.

Çfarë duhet të bëni? Lajeni këtë zonë me sapun dhe ujë të ngrohtë çdo ditë ose 3-4 herë në javë. Hiqni gjithnjë vathët para se të flini. Kini kujdes kur bëni dush, që të mos e harroni këtë pjesë të rëndësishme.

Categories
Lajme

A e dini se kanceri i gjirit është i përhapur dhe tek meshkujt? Mësoni detajet

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Pavarësisht se tek meshkujt ndodh shumë rrallë, nuk duhen neglizhuar kontrollet, kryesisht pas moshës 60 vjeç. Rreth një për qind e rasteve të reja të kancerit të gjirit në vit, zbulohen te meshkujt. Në spitalin Onkologjik në QSUT diagnostikohen çdo vit deri në 8 persona me këtë sëmundje.

Mjekja onkologe Fatjona Kraja, thotë për ABC se ka disa mënyra ekzaminimi për të zbuluar kancerin. “Diagnostikimi dhe shenjat klinike të kancerit të gjirit si tek femrat dhe tek meshkujt janë njëlloj. Shfaqet klinikisht me një masë në gji, masë që në shumicën e rasteve është e padhimbshme. Me ndryshime lokale në lëkurën e gjirit si skuqje apo enjte dhe në disa raste të rralla mund të kenë mungesën e masës në gji por prani të gjëndrave limfatike të zmadhuara të cilat e bëjnë pacientin që të drejtohet tek mjeku.”

Kanceri i gjirit është më agresiv tek meshkujt. Sipas mjekes një rëndësi shumë të madhe ka stadi se kur zbulohet sëmundja.

Categories
Lajme

RECETA: Shijon për mrekulli, lulelakër e pjekur me salcë djathi!

Përbërësit: 450 gr lulelakër, e copëtuar, 3 lugë gjalpë, 4 lugë miell, 350 ml qumësht, 1 gjethe dafine, arrëmyshk, 1 lugë mustardë, 150 gr djathë kaçkavall i grirë, kripë, piper

Si përgatitet: Ndizeni furrën në 180 gradë. Lyeni me gjalpë një tavë pjekjeje dhe lëreni mënjanë. Në një tenxhere me ujë dhe kripë, zieni lulelakrën e copëtuar për rreth 10 minuta derisa të zbutet. Kullojeni lulelakrën. Shkrijeni gjalpin në një tenxhere mbi zjarr mesatar, shtoni miellin dhe përziejini bashkë derisa të marrin ngjyrë të artë.

Shtoni gjysmën e qumështit, përziejini derisa të bëhet e njëtrajtshme salca, pastaj shtoni edhe gjysmën tjetër të qumështit, gjethen e dafinës, kripë, piper dhe arrëmyshk duke i provuar. Uleni pak nxehtësinë, vërini tenxheres kapak dhe ziejeni salcën në zjarr të avashtë për 5 minuta, duke e përzier vazhdimisht.

Hiqni gjethen e dafinës, shtoni mustardën dhe gjysmën e djathit të grirë dhe përziejini derisa të shkrihet. Në tavën e bërë me gjalpë rregulloni lulelakrën e kulluar. Hidhini sipër salcën e djathit të përgatitur dhe spërkatni sipër edhe djathin e mbetur. Piqeni në furrë për rreth 20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë në kafe në sipërfaqe.

Categories
Këshilla

Sallata jeshile është një parajsë për trupin, Anila Kalleshi ju jep këshillat e duhura

Sallata jeshile përmban 90% ujë. Fletët me ngjyrë të errët janë të pasura me folate dhe përmbajnë mjaft betakarotine, vitamine C dhe kalium. Sallata jeshile ka vlerë të ulët kalorike, rreth 13 kalori në 100 g. Është e dobishme për tretje si dhe për punën e mëlçisë. Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e ushqimit, sidomos me mish dhe me peshk. Konsumimi i sallatës jeshile ndihmon në largimin e inflamacionit.

Sallata jeshile shuan etjen dhe hidraton qelizat. Ajo pastron qelizat nga toksinat dhe yndyrnat e dëmshme. Gjithashtu, antioksidantët sulmojnë substancat e huaja në organizëm, ndërkohë që kaliumi që gjendet tek sallata jeshile largon toksinat dhe pastron zorrën e trashë prej tyre.

Sallata jeshile ndikon pozitivisht në uljen e niveleve të kolesterolit, që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe simptoma të tjera të rrezikshme. Sallata jeshile është burim i mirë i klorofilit dhe vitaminës K. Sallata e gjelbër është masive, me vlerë të ulët ushqimi, por të lartë shëndetësore. Është e pasur me kripëra minerale, me elemente alkaline që dominojnë në masë të madhe.

Kështu që ndihmon për ta mbajtur gjakun të pastër, mendjen vigjilente dhe trupin në shëndet të mirë. Gjethi i lëshuar i sallatës konsiderohet ushqimi më i mirë. Ka avantazhin e të qenit më shumë i ekspozuar ndaj diellit, duke siguruar kështu një furnizim më të pasur të vitaminave se sa koka e sallatës në të cilën gjethet janë të mbyllura.

Është e pasur me luteinë dhe beta-karoten. Sallata e gjelbër me gjethe po ashtu furnizon me vitaminat C dhe K, kalcium, fibra, folate dhe hekur. Vitaminës K i jepen meritat që ndihmon tek mpiksjet e gjakut. Sallata e gjelbër po ashtu përfshin nutrientët tjerë si vitaminat A dhe B6, acidin folik, lykopenen, kaliumin dhe zeaxanthinën. Sallata e gjelbër përmban alkaloide të cilat janë përgjegjëse për efektet e saj terapeutike.

Edhe pse të gjithë varietet e sallatës së gjelber kanë pak kalori, çdo varietet ka përmbajtje të ndryshme ushqyese. Një lloj paraqet një burim të mire të kolibës, tjetra është më e dendur me vlera ushqyese nga të gjithe varietet e sallates e gjelbër dhe është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, B1, B2 dhe C, acidit folik, manganit dhe kromit. Sallatat e kuqe e marrin ngjyrën nga pigmentet e quajtura Anthocyanine. Këto pigmente veprojnë si antioksidante, duke eliminuar radikalet e lira që shkatërrojnë qelizat.

Përfitimet shëndetësore / Parandalon kancerin: Sipas American Cancer Institute dhe American Cancer Society, ushqimet e pasura me vitamina A dhe C mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Dhe sallata, duke përmbajtur këto dy vitamina me bollëk, sigurisht që mund të merret si ushqim antikancerogjen.

Lufton pagjumësinë nervoze: Besohet që konsumimi i sallatës e gjelbër mund t’ju ndihmojë për të ndalur pagjumësinë nervoze, pasi që përmban substancën që nxit gjumin të quajtur Lactucarium (ose “Opiumi i sallatës”).Është substancë e butë me efekt narkotik që është e pranishme në të gjitha llojet e sallatës së gjelbër.

Qetëson dëshirën seksuale: Hulumtuesit në University of California kanë demonstruar në një varg eksperimentesh që derisa sallata e gjelbër ka efekt qetësues ne nevojat seksuale, ka pasur një efekt cudibërës të fortë kompensues në formën e një rritje të shkalles së fertilitetit.

Shtatzenia dhe ushqyerja me gji: Acidi folik i pranishëm në sallatën e gjelbër ndihmon të parandalohet anemia megaloblastike gjatë shtatzënisë. Është dëshmuar në shumë eksperimente me sallatë të gjelbër se nënat të cilat kishin konsumuar rregullisht sallatë të gjelber nuk kishin anemi ushqyese. Besohet se ka ndikim të madh në sekretimin e hormonit të progresteronit.

Ngrënia e sallatës jeshile me spinaq, shparg, bizele dhe lulelakër rrit acidin folik apo përmbajtjen e vitaminës B në ushqim. Është vlerësuar se rreth 300 deri 500 mcg e kësaj vitamine kërkohet në ditë gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë. Mungesa e kësaj vitamine shkakton anemi megaloblastike.

Ndihmesa e sallatës: Mëlcia – Sallata jeshile besohet që kontribuon përshendetin më të mirë të mëlcisë.
Mbipesha – Sallata jeshile është shumë e mirë për ata që janë në dietë, sepse ka shumë pak kalori, mesatarisht vetëm 10-50 për çdo vakt.

Zemra – Sallata jeshile është përplot me beta-karoten i cili është një luftetar i njohur i sëmundjeve të tilla si katarakti, sëmundja e zemrës, sulmi në tru dhe kanceri.

Rigjeneron indet – Sallata jeshile është e pasur me magnez. Ky element ka një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e indeve, nervave, trurit dhe muskujve

Dhimbja e kokës – Lëngu i sallatës jeshile, kur përzihet me vajin e trendafilit dhe aplikohet në ballë, mund të ndihmojë të lehtesohet dhimbja e kokës dhe madje mund të sigurojë gjumë të shëndoshë dhe të qetë.

Shtatzënia – Sallata jeshile e pasur me acid folik, ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes si ato nervore në fazat fillestare të shtatzënisë. Po ashtu parandalon anemine.

Tretja – Sallata jeshile është një aleate shumë e mirë kundêr kapsllëkut. Është përplot me fibra dietike që i ndihmojnë zorrët të lëvizin më lirshëm. Po ashtu ndihmon mjaft mirê tretjen.

Categories
Këshilla

Përdorni kurën me xhenxhefil për 30 ditë dhe do keni 8 përfitime fantastike!

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, lexoni këtë artikull të AgroËeb.org dhe zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.

Tretja – Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës. Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës. Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50%. Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.

Të përzierat – Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.

Dhimbjet – Konsumi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25%.

Sëmundjet e zemrës – Studimet kanë treguar diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10%. Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Ulja e kolesterolit – Ekspertët thonë se konsumi ditor i të paktën 3 gr xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.

Inflamacioni – Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit. Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet. Ekspertët shprehen se konsumi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.

Qelizat e dëmshme – Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale. Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.

Shëndeti mendor – Plakja është një proçes që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues. Tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit. Konsumi ditor i xhenxhefit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor. Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.

Categories
Shëndeti

Mjaltë me spec djegës: kombinim fantastik për shëndetin

A e keni provuar ndonjëherë mjaltin me spec djegës? Është i ëmbël dhe i zjarrtë. Ka një shije, e cila duket sikur të ka munguar gjithë jetën. Në lugën e parë, ëmbëlsia e mjaltit të zgjon qiellzën ndërkohë që pak çaste më vonë përjeton nxehtësinë e papërmbajtur të specit djegës. Thënë shkurt, një kombinim i jashtëzakonshëm.

Duke marrë në konsideratë faktin që specat qëndrojnë shumë pak në përqafimin e ëmbël të mjaltit të ngrohtë, djegësia që ata çlirojnë është befasuese dhe ndjellëse.

Ata që janë të dhënë pas mënyrave të shëndetshme të pastrimit të organizmit, do të gëzohen kur të mësojnë se mjalti me spec djegës është një metodë pastrimi shumë popullore e cila përpos të gjithave ndihmon në rënien në peshë.

Speci djegës është përdorur prej shumë kohësh kundër disa problemeve shëndetsore përfshirë këtu urthin, kllapinë, ethet, sëmundjet e stomakut, temperaturën, problemet me tretjen, fryrjet e stomakut, problemet me fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat, bajamet dhe difterinë.

Detoksifikimi i organizmit nëpërmjet kësaj formule shpesh njihet si ‘dieta e lemonatës.’ Në këtë artikull do të mësoni për vlerat dhe efektet e kësaj metode pastruese për organizmin.

Në mënyrë që ta kuptoni këtë metodë, duhet të dini që përbërësit janë ushqime natyrale të jetës së përditshme, ndaj nuk përbëjnë ndonjë rrezik për trupin. Metoda e pastrimit ka të bëjë me ushqyerjen me lëngje.

Duhet të pini 1 lugë çaji mjaltë dhe spec djegës të tretur në një gotë ujë të ftohtë ose të vakët të paktën tetë herë në ditë. Disa njerëz përdorin edhe limonin për një shije më të mirë.

E gjithë metoda e pastrimit synon të çlirojë trupin nga kthetrat e radikaleve të lira që akumulohen në trup dhe rikthimin në normalitet të sistemit tretës. Nëse e pini limonatën në fjalë për tre deri në katër ditë, shëndeti juaj do të forcohet ndjeshëm. Sidoqoftë, është e udhës që të diskutoni për këtë çështje me mjekun dhe të mos ndërmerrni aktivitete fizike. Kura ka nevojë për pushim.

Si të përgatisni mjaltin me spec djegës? Përbërësit: 1 filxhan me mjaltë, 3 lugë çaji me speca djegës të grirë ose 5 speca të vegjël e të thatë të grirë.

Udhëzimet – Mjaltin dhe specat vendosini në një enë qelqi, të cilën duhet ta mbani futur në një tenxhere me ujë të valuar. Përziejini specat dhe mjaltin ndërkohë që ngrohen për disa minuta duke rritur ngadalë temperaturën. Por duhet të kujdeseni që nxehtësia të mos jetë shumë e madhe sepse shkatërron enzimat mirëbërëse të mjaltit.

Fikeni zjarrin dhe lëreni enën me mjaltë të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni mjaltin në një kavanoz qelqi. Përveçse në formën e limonatës siç përmendëm më lart, mund ta përdorni këtë mjaltë në sallata, me djathë, mish, peshk ose perime. Nëse jeni prekur nga të ftohtit, hidhni pak prej tretësirës në çajin tuaj me limon ose mente.

Categories
Këshilla Shëndeti

Si ta dallosh nëse veza është e skaduar? Duhet ta hedhësh në ujë!

Ju ka ndodhur që vezët e blera t’ju kenë skaduar? Me siguri që po. Dhe një nga gjërat që ju bëni është t’i hidhni në plehra. Herën tjetër mos e bëni këtë gjë. Vezëve u duhet më shumë kohë të prishen sesa data e caktuar në kuti.

Kartoni i vezëve vuloset me shumë numra. Është një datë që tregon ditën e shitjes së tyre, pra kur ata shkojnë në raftet e dyqaneve. Është një numër tjetër; një kod tre shifror, që tregon ditën kur vezët futen në karton. Mund t’ju duhet një minutë për ta përpunuar, pasi korrespondon me një numër të vitit kalendarik nga 1 në 365.

Për të dalluar nëse një vezë është e freskët, futeni në një enë më ujë; nëse bie në fund të enës është e freskët, nëse noton, nuk është e freskët.

Testi notues është i dobishëm, por gjithashtu është e dobishme të njihni një kornizë të përgjithshme kohore. Vezët qëndrojnë të freskëta brenda një periudhe 3-5 javë pas shitjes.

Categories
Histori

Legjenda e guavas, historia domethënëse për origjinën e këtij ushqimi të nevojshëm

Shume kohe me pare, jetonte nje mbret i cili drejtonte nje ishull te pasur e te begate. Ai kishte gjithcka qe nje mbret do te donte: fuqine, shendetin dhe gjithe ushqimet e shijshme qe s’mund te imagjinoheshin. Mbreti quhej Barabas. Mbreti Barabas ishte i vrazhde e mbipeshe dhe mbante per vete te gjithe ushqimin duke hezituar qe ta ndante ate. Keshtjella e tij po behej gjithmone e me e piset, nderkohe qe ai gjithmone e me shume e kalonte kohen i ulur duke ngrene me duart e tij te medha. Nderkohe qe hante, ai e hidhte pertoke ushqimin dhe buzeqeshte me tallje ndaj njerezve perreth tij, vecanerisht ndaj sherbyesve.

Njerezit ne mbreteri mund te shkonin per ndihme tek ai, por ai gjithmone i refuzonte. E duke qene se ai e neglizhonte mbreterimin e tij, njerezit filluan te ankoheshin se po vdisnin urie. Pas disa kohesh, nje grua e vjeter, me kurriz te kerrusur u duk ne keshtjelle duke lypur ushqim, nderkohe qe mbreti ishte duke ngrene. Zonja e moshuar kerkoi per te ngrene, pasi po vdiste urie.

“Largohu! Nuk kam gje per te te dhene! Nuk e sheh qe jam duke ngrene?” i tha mbreti. “Ju lutem, mbreti im”- tha gruaja e moshuar, -“ju kerkoj cfaredolloj gjeje, cfaredolloj gjeje qe mund te me jepni pasi jam shume e uritur. Edhe nje cope fare te vogel buke apo fruti…” “Largohu menjehere! Ti me ndjell neveri”- i bertiti mbreti lypeses se moshuar.

Gruaja e moshuar u ngrit ne kembe duke lene menjane posturen e saj te kerrusur… “Kam degjuar shume per ty dhe per mbreterine tende e cila po vuan.” Toni i zerit te saj ndryshoi. Nuk ishte me zeri i nje gruaje te dobet e te moshuar. ”Une te kerkova ndihme dhe ti me flake tutje. Ti ke plot per vete, por kur une te kerkova nje cope te vogel ushqimi ti me percmove. Ti je egoist. Askush nuk te do dhe askush nuk do te te kujtoje kur ti te largohesh!” Dhe lypesja u zhduk…

Disa dite me vone, mbreti filloi te dobesohej e u semur. Askush nuk e gjente se cfare nuk shkonte me shendetin e tij. Ai u dobesua duke humbur shume peshe trupore e dukej shume me i plakur se sa mosha qe kishte… Shume shpejt, pas kesaj ai vdiq. Sado e pafat e e papritur ishte kjo, askush nuk qau dhe askush nuk u duk ne varrimin e tij. Ai vdiq i vetem… Atje ku mbreti u varros, njerezit e tij vune re nje bime te cuditshme qe po rritej, nje bime qe ata kurre me pare nuk e kishin pare. Bima shpejt u rrit e u be peme e cila me pas lidhi fruta te rrumbullakte qe kur i qeroje kishin tul te verdhe.

Njerezit vune re se fruti dukej se kish nje kurore me zhvillimin e tij, gje qe u kujtonte mbretin e tyre arrogant e egoist. Tuli i frutit kishte shije pak te athet si shpirti i mbretit te tyre. Njerezit mesuan ta hanin frutin gje e cila i ndihmoi ata me zine e bukes. Dhe duke qene se ajo peme u rrit prej varrit te mbretit te tyre Barabas dhe kishte nje kurore si ajo e mbretit, ata e quajten pemen prej tij: barabas, e cila me kohen u quajt bayabas…

Edhe sot e kesaj dite ne gjuhen vendase fruti quhet bayabas. Edhe pse guava ka ardhur prej vendit ku u preh mbreti egoist e i vrazhde Barabas, ajo ofron shume perfitime shendetesore kur konsumohet si : te qenurit nje burim i mire i vitamines C. Gjethet e saj perdoren per caj dhe trajtojne shume semundje duke filluar nga nje dhimbje dhembi e thjeshte, te trajtimi i diarrese, ulja e nivelit te sheqerit ne gjak dhe shume te tjera. Caji gjithashtu perdoret te djemte e rinj pas synetit te tyre ne Filipine. Mos ndoshta kjo eshte menyra ne te cilen mbreti i hershem kerkon te shlyeje gabimet e tij?…