Categories
Shëndeti

A e dini çfarë është hirra? Proteinat dhe vitaminat që përmban

Hirra është produkti magjik i cili krijohet gjatë prodhimit të djathit dhe kosit, dhe në të mbeten përbërësit më të mirë dhe më të vlefshëm të qumështit: 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Ajo ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikrobiale dhe anti-virale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.

Për të marrë vlerat më të mira nga kjo pije, ekspertët këshillojnë që të pini maksimalisht gjysmë deri në një litër hirrë në ditë. Nëse doni të merrni efektin maksimal të hirrës këshillohet të përdorni hirrën e qumështit të dhisë.

Ja disa nga përfitimet në shëndet:

Largon helmet nga mëlçia. Kjo pije ka në përmbajtje beta-laktogobulinë e cila furnizon organizmin me amino-thartirat BCAA, të cilat ndihmojnë te sëmun,djet e avancuara të mëlçisë.

Pastron veshkat. Hirra këshillohet të përdoret te pacientët që vuajnë nga gurët në veshka, sepse përveç pastrimit mund të bëjë edhe shkrirjen e tyre.

Tonifikon muskujt dhe ka efekt dobësues. Për të gjithë ata që janë të apasionuar dhe të dashuruar pas sportit, këshillohet që në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin hirrë, pasi proteinat e shumta që ajo përmban i japin energji muskujve dhe gjithë trupit.

Rregullon yndyrën e tepërt në gjak. Hirra u rekomandohet njerëzve të cilët kanë probleme me yndyrën e tepërt në gjak. Efektet do t’i shihni që në javët e para të përdorimit.

Forcon kockat dhe pengon osteoporozën. Hirra nuk ka yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Ajo ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza, pasi furnizon kockat me ushqim.

Largon stresin. Hirra nxit prodhimin e serotoninës, hormoni i lumturisë, duke sjellë kështu reduktimin e stresit.

Categories
Këshilla Shëndeti

Cilat janë ushqimet që duhet të shmangësh, nëse je në restorant

Është shumë e vështirë të mbash mend disa rregulla se çfarë duhet të hash dhe jo, sidomos kur je në një restorant dhe je i uritur. Por ajo që gabojmë është se jo në çdo restorant mund të porosisim atë çfarë duam, janë disa ushqime që duhet t’i shmangim.

“Por cilat ushqime duhet të shmangen në restorante” është një pyetje në të cilën është përgjigjur një numër i madh i kuzhinjerëve dhe punëtorëve në restorante, në faqen e internetit “Quora”, raporton “Daily Mail”. Ja se çfarë thonë ata:

Nuk duhet të porosisni ushqim deti, nëse restoranti ndodhet shumë larg detit. Kjo për faktin se prodhimet e detit në atë restorant nuk janë të freskëta dhe nuk dihet se sa kohë mund të kenë në frigorifer. Porosisni ushqim deti nëse jeni në një vend të njohur dhe jeni të sigurt që ato janë të freskëta.

Shmangni porositë e biftekëve në restorante të cilat nuk janë të specializuara për ato. Nëse doni të hani mish, atëherë duhet të shkoni në restorante që gatuajnë vetëm mish dhe produkte të tij dhe të jenë vende të cilat keni besim se mishi është i mirë.

Nëse jeni në një restorant kinez, shmangni ushqimin që nuk është kinez. Këto restorante janë të specializuara të gatuajnë ushqimet e tyre tradicionale.

Mos porosisni kurrë specialitete të shtëpisë. Kuzhinierët thonë se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin.

Kuzhinierët vetë nuk hanë peshk të dielave, por a e dini pse? Sepse shumica e pronarëve furnizohen me ushqim për fundjavë, të enjteve dhe të premteve. Peshku të dielave nuk është i freskët.

Categories
Lajme

Mbron zemrën dhe imunitetin, ky produkt është quajtur Mrekullia Mesdhetare

Vaji i ullirit është një ushqim i shëndetshëm. Ai nuk përdoret vetëm në gatim, por edhe për përdorime personale dhe mjekësi. Ndryshe është quajtur edhe “mrekullia mesdhetare” për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit.

Vaji i ullirit është i pasur me antioksidues të ndryshëm dhe yndyrna mono të pangopura. Përdorimi i tij ka shumë përfitime shëndetësore: forcon sistemin imunitar, mbron zemrën & ndihmon në rënien në peshë.

Këshillohet se përdorimi i një luge vaj ulliri çdo ditë në mëngjes ju mban larg disa sëmundje, siç janë:

Sëmu.ndja e demencës. Një nga shkaktarët është rritja e akumulimit të aminoacideve në tru. Ekspertët kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre aminoacideve dhe t’i elimi.nojë ato.

Ul nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët këshillojnë se personat që vuaj.në nga dia.beti i tipit 2, duhet të konsumojnë vaj ulliri. Përdorimi i tij i ndihmon këta në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensio.nit të gjakut.

Parandalon kan.cerin. Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë kundër llojeve të ndryshme të kan.cerit. Dy llojet që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe gjirin. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kan.cerogjene, dhe me antioksidues fenolikë.

Categories
Këshilla

Pse nuk duhet ta pini ujin në këmbë, shkurt dhe qartë!

Kohët e fundit shkenca ka bërë një zbulim të veçantë e cila lidhet me mënyrën sesi duhet të pihet uji. Kjo duket e çuditshme por pozita e trupit dhe e qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë.

Nuk është e rëndësishme për shëndetin tuaj vetëm sasia e ujit që duhet të pini në ditë, ku minimalisht duhet të konsumoni 1.5 litra ujë, por edhe mënyra se si e pini.

Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të mëdha uji, prandaj ka shumë rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën më të përshtatshme për tu absorbuar.

Nëse uleni dhe pini ujë, është mënyra më e mirë për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë, trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët.

Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëm.tim i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rrezi.qet.

Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Gjithashtu ndryshon pozita e lukthit gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nëse uji pihet ulur, atëherë ai grumbullohet në lukth, përzihet me acidin e lukthit duke ngor.dhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infek.sione. Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë së.mundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rre.zik më të madh. Përveç ujit edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë dhe ulur. Kështu përmirësohet proçesi i tretjes.

Categories
Dieta

Dëshiron flokë të shëndetshëm? Kjo ështė dieta e duhur ushqimore

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë që flokët tuaj të qëndrojnë të fortë dhe me shkëlqim. Ajo çfarë hani mund të ndikojë gjithashtu në rënien e tyre. Nëse ju nuk merrni lëndë ushqyese të caktuara nga ushqimi që konsumoni, efektin mund ta shikoni në flokët tuaj.

Acidet yndyrore esencialë, veçanërisht omega – 3, luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve tuaj. Ju duhet të hani disa nga këta ushqime që janë të pasur me omega-3 çdo ditë:

Salmon, tuna, skumbri dhe peshq të tjerë yndyror; vaj liri; arra dhe bajame

Vitaminat B6, B12 dhe acidi folik janë gjithashtu të rëndësishëm për flokët tuaj. Vegjetarianët dhe veganët shpesh nuk i marrin ato mjaftueshëm. Ushqimet ku ndodhet vitamina B6 përfshijnë bananet, patatet (të bardha dhe të ëmbla) dhe spinaqin. Ndërsa B12 gjendet në mish, peshk dhe produktet e qumështit.

Acidin folik mund ta merni duke konsumuar fruta dhe perime të freskëta, veçanërisht agrume dhe domate. Gjithashtu acid folik përmbajnë drithërat si thjerrëzat, fasulet dhe orizi etj.

Një lëndë tjetër ushqyese që ndihmon në mbajtjen të shëndetshme të flokëve tuaj janë dhe proteinat, por shumë njerëz nuk marrin aq sa duhet. Burime të mira të tyre janë ushqime si mishi i peshkut dhe pulës, vezët dhe produktet e sojës. Hani një racion në ditë.

Meqenëse minerale si hekuri, magnezi, zinku gjithashtu ndikojnë në flokët tuaj, është një ide e mirë që të marrësh një multivitaminë ditore.

Ushqimet e duhura mund të jenë shumë të mira për flokët tuaj, por rënia e tyrë mund të ketë shumë shkaqe. Ndonjëherë faktorët gjenetikë mund të luajnë rol të rëndësishëm. Sëmun.dja e tiroides, anemia, sëmun.djet autoimmune dhe problemet hormonale mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin e flokëve tuaj dhe rënien e tyre.

Categories
Lajme

Jemi në kohë virusesh! Ju sugjeroj 3 vajra eterike për të ndihmuar trupin të mbrohet

Moti i ftohtë na bën më të ndjeshëm ndaj viruseve. Për ta ndihmuar trupin që të mbrohet, mund t’i përdorni këto vajra eterike çdo ditë. Viruset që shkaktojnë grip dhe ftohje bëhen më aktive kur është ftohtë dhe kur ajri është i thatë.

Lagështia e zvogëluar do ta thajë mukozën e hundës, që është arsyeja se pse ajo do t’i elimi.nojë në mënyrë më pak efektive mikroorganizmat nga ajri.

Në qoftë se do t’i përdorni këto vajra esenciale, hapësira ajrore në të cilën qëndroni jo vetëm që do të bëhet më e freskët dhe më e lagësht, por do të reduktohet përqendrimi i mikroorganizmave. Ekspertët rekomandojnë që këto vajra t’i përdorni duke i shtuar ato në banjë apo në ndonjë shandan aromatik.

Mos i aplikoni vajrat direkt në lëkurë, veçanërisht në qoftë se ajo është më e ndjeshme. Mos harroni të merrni frymë ngadalë dhe thellë duke e shijuar erën e këndshme të shtëpisë suaj, derisa e forconi imunitetin.

Vaji i mentës. Studimet kanë treguar që vaji i mentës ka veti të shkëlqyera antimikrobiale. Inhalimi i mentës do t’i lehtësojë bllokimet (zëniet) e sistemit të frymëmarrjes dhe pre.sionin në sinuse.

Vaji i eukaliptit. Vaji i eukaliptit ka veti të fuqishme antioksiduese dhe antivirale. Inhalimi i këtij vaji do ta hollojë mukusin, i cili është akumuluar në traktin respirator dhe e lehtëson kollitjen.

Vaji i rigonit. Ka veti të shkëlqyera antibakteriale, ndërsa njëkohësisht është edhe qetësues. Studimet kanë treguar se vaji i rigonit është shumë efektiv në luftimin e infeksioneve të sinuseve.

Categories
Shëndeti

6 zakone të higjienës suaj personale që po i bëni krejtësisht gabim

Ndonjëherë pyesim veten se si njerëzit mbijetuan pa internetin dhe këshillat e tij të pafundme se si të kujdesemi më mirë për veten. Duket sikur çdo ditë kemi me një këshillë të re në lidhje me higjienën.

Nëse jeni i njëjti, atëherë kemi një grup të ri këshillash që mund t’i shtoni në rutinën tuaj.

Shpëlarja e pastës së dhëmbëve me ujë pas larjes – Stomatologët thonë se duke rrotulluar ujin në gojën tonë, ne ulim efektet parandaluese të pastës dhe për këtë arsye kemi më të prirur për prish-jen e dhëmbëve.

Mos pastrimi i krehërit tuaj – Bakteret gjejnë një terren të madh tek krehëri i flokëve, prandaj rekomandohet t’i lani ato çdo një ose 2 javë. Duke marrë parasysh që zakonisht përdorim një krehër flokësh çdo ditë, imagjino sa kohë mund të kalojë pa e pastruar siç duhet.

Mbajtja e peshqirëve në banjë – Peshqirët mund të ndoten lehtë në një banjë. Për shembull, larja e tualetit tuaj me kapak të hapur, spërkatja me aerosol dhe lagështia e përgjithshme mund të ndihmojnë bakteret të vendosen në peshqirët tuaj në dukje të freskët dhe me gëzof. Këshillohet t’i lini peshqirët në një dollap, përndryshe do të sëmu-reni.

Heqja e plotë e qimeve të hundës – Ne zakonisht i lidhim flokët e trupit me diçka jo-sanitare, por në rastin e hundës tuaj, ka absolutisht zero përfitime shëndetësore për heqjen e qimeve. Ata kapin pluhur dhe alergjen të tjerë nga hyrja në mushkëritë tuaja, kështu që nëse qimet nuk po arrijnë majat e hundës suaj, lërini të jenë të tilla. Përndryshe bëni një pastrim të lehtë në sipërfaqe.

Larja e duarve me ujë të nxehtë – Ne jemi rritur duke besuar se uji i nxehtë ndihmon më shumë për mikro-bet, por nuk ka asnjë ndryshim midis temperaturave të larta dhe të ulëta.

Uji duhet të jetë rreth 100 ° C që të jetë i rre.zíkshëm për bakteret. Përveç kësaj, uji i nxehtë mund të jetë i tepert në lëkurën tuaj, gjë që mund të çojë në duar të thata. Thjesht lani ato për një periudhë më të gjatë kohore, në vend se me ujë më të nxehtë.

Perde dushi tepër e gjatë – Palosjet në perden tuaj të dushit janë vendi më i mirë për bakteret që duan lagështinë. Ne e mbyllim perden për ta lënë të thahet pas larjes, por harrojmë rrudhat në dysheme.

Categories
Këshilla

Këshilla e ditës: Pse duhet të vendosni një gjethe lakre në gjoks

Studimet e fundit kanë treguar se lakra përmban antioksidantë si dhe ka veti antí-inflamatore për të parandaluar sëmun..djet kronike, të tilla si kan.cerí dhe së.mundja e arterieve koronare.

Madje, disa neurologë kanë rekomanduar vendosjen e gjetheve të ftohta të lakrës në kokë gjatë dhim-bjes së kokës.

Por, gjethet e lakrës kanë gjetur një përdorim të gjerë nga gratë dhe për gjoksin, kur përjetojnë shqetsíme për shkak të gjídhënies ose mbingarkesës së qumështit. Gjethet e lakrës duken aq efektive sa akulli. Aplikimi i saj në gji ndihmon në lehtësimin e dhím-bjeve dhe zvogëlimin e ënjtjes.

Gjatë Síndromës premenstruale, gjínjtë fryhen dhe një alternativë e mirë për këtë shqetësim është vendosja e një gjethe lakre në shtëpi. Për ta bërë këtë, merrni gjethet e freskëta të lakrës, vendosini një në secilin gji dhe lëreni të veprojë.

Kur ta bëni këtë, do të flasim sërish bashkë. E sigurt që do thoni “faleminderit për sugjerimin”.

Categories
Këshilla Shëndeti

Tri recetat që ndihmojnë për fytin më shpejt se antibiotikët

Në këtë artikull ju sjellim tre recetat e shpejta të gjyshes, që do ju bëjnë të ngriheni në këmbë brenda pak ditësh. Kush më mirë se gjyshet dinë t’i bëjnë ato?

Gargarë me ujë dhe kripë: Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhim.bjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar. Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargarë gjatë gjithë ditës. Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por na besoni: do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.

Recetë me mjaltë dhe limon: Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhim.bjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi luffton mikroorganizmat që shktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëtën kohë për të qetësuar kollën dhe proble met me frymëmarrjen.

Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përziejini bashkë dhe konsumojini ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditës.

Recetë me mjaltë dhe kanellë: Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet ppr vlerat e shumta ushqyese. Jo më pak e rëndësishme është kanella e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore.

Kombinimi i të dyjave dezinfketon laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë. Lëreni të vlojë edhe disa minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht dhe pasi të jetë ftohur pijeni.

Categories
Shëndeti

Një truk i thjeshtë: E keni provuar t’i zieni fasulet në këtë mënyrë? Rezultati do jetë super

Po të pyesni 5 persona se si i gatuajnë fasulet, me siguri do të merrni 5 përgjigje të ndryshme. Disa mund t’u thonë se fasulet mund të ziejnë për 90 minuta, të tjerë mund t’u thonë se fillojnë t’i përgatisin një ditë përpara, apo të tjerë që i kriposin në fund të zierjes së tyre.

Por, ne do ju tregojmë një truk shumë të thjeshtë në mënyrë që fasulet tuaja të jenë gati në pak kohë. Njomja e fasuleve paraprakisht, kriposja e tyre në fillim të gatimit dhe gatimi në një tenxhere pa kapak, kanë rezultuar me sukses në përgatitjen e fasuleve në mënyrë të përsosur.

Vendosni një kilogram fasule në një tenxhere të madhe. Shtoni ujë në të aq sa të mbulohen të gjitha kokrrat e fasuleve. Mbulojeni për momentin tenxheren me kapak dhe vendoseni në zjarr për pak minuta.

Më pas largojeni nga i nxehti dhe lëreni tenxheren mënjanë për rreth 1 orë. Më pas shtoni në të 1 lugë e gjysëm kripë, përziejini dhe vendosini sërish në zjarr në temperaturë mesatare dhe u largojmë kapakun.

I lëmë të ziejnë për rreth 1 orë, duke shtuar ujë herë pas here, në mënyrë që fasulet të zhyten dhe të ziejnë më shpejt. Pra, nëse nuk keni kohë mjaftueshëm, por doni shumë që një vakt të përgatisni fasule të ziera, duhet që t’i kriposni që në fillim dhe t’i zieni pa kapak.

Hiqni kështu dorë nga miti se fasulet kriposen, vetëm kur ata kanë përfunduar së zieri.