Categories
Këshilla

Maska me karotë dhe vezë është një ndër maskat më efektive!

Kjo është një ndër maskat më efektive, rezultatet e të cilës do t’ju lënë gojëhapur brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Si veza dhe karota janë të pasura me vitamina esenciale, përbërës me veti antiinflamatore që luftojnë veprimin e radikaleve të lira dhe agjentëve të tjerë të jashtëm në fytyrë, antioksidantë dhe vitamina.

Pa harruar edhe beta-karotenin që mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Merrni 1 karotë mesatare, qërojeni dhe priteni në kubikë të vegjël. Më pas kalojeni në frulator dhe pasi të jetë bërë si pure shtoni 2 vezët.

Vazhdoni përzierjen me dorë derisa masa të bëhet homogjene dhe aplikojeni në gjithë fytyrën. Fillimisht do të ndjeni një efekt shtrëngues, por asgjë për t’u shqetësuar.

Nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim, mos ngurroni të na shkruani në rrjetet sociale.

Categories
Këshilla Shëndeti

Doni një fytyrë perfekte? Përdorni maskën me lëng limoni dhe majdanoz

Sot po ju shkruaj për maskën me lëng limoni dhe majdanoz. Kjo është një maskë shumë efikase për fytyrën. Për të realizuar këtë trajtim ju duhen 2 limonë dhe 2 tufa majdanoz.

Lani fillimisht me ujë të pastër majdanozin dhe pasi të keni hequr kërcellin ose gjethet e dëmtuara kalojeni në frulator derisa të bëhet një masë kremoze. Këtë masë në trajtë pureje vendoseni në një vazo të vogël qelqi dhe shtoni lëngun e shtrydhur të limonit.

Përziejini me njëri-tjetrin dhe më pas aplikojeni në zonat ku keni njolla kafe. Theksojmë që fytyra duhet të jetë e larë dhe e thatë paraprakisht. Lëreni trajtimin e mësipërm të veprojë për 15-20 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të vakët.

Këshillohet që ky trajtim të bëhet 2 herë në javë dhe natën, pasi acidi citrik që gjendet tek limoni dhe vitamina C mund të ndërveprojnë me rrezet e diellit.

Categories
Këshilla

Vaji i farave të kungullit, ilaçi i çmuar që mbron zemrën!

Në artikullin e sotëm do të ndalemi tek një mrekulli e vogël e natyrës, që ndoshta për shumëkënd është e panjohur: vaji i farave të kungullit. I pasur me acide yndyrore Omega-3, hekur, magnez dhe zink, vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, si dhe aminoacide, si triptofani etj, ky vaj është me të vërtetë i çmuar për organizmin. Ai është gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave natyrore.

Vaji i farave të kungullit përgatitet në një mënyrë mjaft tradicionale. Farat veçohen me dorë nga kungulli dhe pastrohen me ujë të freskët. Më pas piqen ngadalë në 70°C. Duhen farat e rreth 30-50 kungujve për të përftuar 1 litër vaj. Vaji është me ngjyrë të errët që vjen nga sasia e lartë e klorofilit dhe karotenit që gjendet në fara. Por cilat janë përfitimet e tij:

Përmirëson shikimin: Kemi dëgjuar mitin se konsumimi i karotave ju ndihmon të shihni në errësirë por, a vlen e njëjta gjë edhe për vajin kungullit? Ky vaj është i pasur me beta-karoten, që trupi e konverton në vitaminë A dhe më pas e zbërthen në retinol. Duke u siguruar syve retinol, parandalohet sèmundjèt të syrit.

Mban zemrën të shëndetshme: Antioksidantët tek vaji i kungullit mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut, si dhe mbajnë nën kontroll nivelet e larta të kolesterolit, thonë ekspertët.

Forcon sistemin imunitar: Falë vitaminës A dhe C, vaji i kungullit mund të jetë një mënyrë e mirë për të lûftûar viruset e dimrit. Të dyja këto lëndë ushqyese janë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar.

Vaji i farave të kungullit ndikon po ashtu në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, shëndetin e kockave, parandalimin e depresionit dhe është një ndër mjetet më efektive në trajtimin e prostatës së zmadhuar.

Categories
Këshilla

Fruti që parandalon kàncèrin e gjirit te femrat dhe kàncèrin e prostatës te meshkujt

E pasur me substanca ushqyese thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tonë, shega është një frut vjeshtor me veti diuretike, antioksidante dhe mbi të gjitha anti-tumorale. 100 gramë shegë përmbajnë 63 kalori dhe ndahen në 94% karbohidrate, 3% proteina, 3% lipide.

E përbërë nga 80% ujë, shega përmban vitaminë C, vitamina të grupit B, fibra, proteina dhe një sasi të lartë sodiumi, magnezi dhe hekuri. Veprimi anti-kancerogjen i shegës i detyrohet prezencës së acidit elagjik i cili sipas disa studimeve, shkakton vdèkjèn e qelizave kàncèrogjènè, sidomos të gjîrît.

Shega gjithashtu lûftón njollat e moshës dhe lëkurën e thatë; motivi pse shega është shpesh përbërës kyç në prodhimin e produkteve kozmetike. Gjthmonë sigurohuni t’i blini shegët tek tregtarët vendas: do të përfitoni cilësinë dhe shijen maskimale.

Shega kundër prostatës – Në aspektin e saj antitumoral, shega paraqet cilësi të veçanta tek një tip specifik kàncèri, shumë i përhapur tek burrat: ai i prostatës. Një grup studiuesish të Cancer Researsh në Universitetin Ëisconisin të Shteteve të Bashkuara udhëhequr ngë prof. Hisan Mukhtar, kanë demonstruar në laborator si shega ndalon zhvillimin e àancèrit të prostatës dhe ka një aktivitet antitumoral edhe në lëkurë.

Ky nuk është studimi i parë që dëshmon vetitë antikancèrogjènè të shegës, por një konfirmimi i faktit se konsumatorët e zakonshëm të lëngut të shegës kanë vlera të PSA (që tregojnë shëndetin e prostatës) jashtë çdo rrèziku.

Categories
Këshilla

Ushqimet që shkaktojnë erën e keqe në trup, produktet që duhet dhe nuk duhet të hani

Ndiheni ndonjëherë në siklet për shkak se trupi juaj nuk vjen një aromë të mirë? Të kesh erë të keqe të trupit mund të jetë e turpshme. Ndërsa aroma jonë diktohet kryesisht nga gjenetika, ajo gjithashtu mund të shkaktohet ose të amplifikohet nga ushqimi që konsumojmë.

Përbërësit e kosit ulin sasinë e sulfateve që shkaktojnè erë të keqe. Gjithashtu, vitamina D e pranishme në kos ndihmon në luftîmîn e baktereve të pranishme në gojë, duke ulur kështu erën e keqe të gojës.

Çaji bimor është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve. Sa më pak toksina të ketë trupi, aq më aromë të mirë. Kafeja ose ndonjë pije me kafeinë nga ana tjetër mund të shkaktojë erë të athët të trupit.

Për shkak të vetive detergjente natyrale, mollët ndihmojnë kundër erës së keqe të gojës. Lulelakra nga ana tjetër përmban kolinë, një lëndë ushqyese e ngjashme me vitaminën B e cila mund të shkaktojë erë të keqe të trupit.

Categories
Receta

Ju njohim me kokrrat e dëllinjës, si t’i gatuani dhe përfitimet prej tyre

Ne i përdorim shumë pak, por bota po çmendet për shijen mesdhetare të kokrrave të dëllinjës Nëse keni pirë gin, me siguri e keni dalluar shijen e kokrrave të dëllinjës (që gjenden edhe në vendin tonë), por është koha t’i përdorim ato edhe në përgatitjet kulinare.

Sipas rekomandimeve më të fundit gastronomike, duhet t’u japim një shans këtyre përbërësve dhe me shijen e tyre të rrëmbejmë një udhëtim nëpër Mesdhe, prandaj duhet ta njohim më mirë.

Dëllinja është një bimë me gjelbërim të përhershëm, me gjethe halore dhe kokrra kaltër në vjollce (ose të kuqe), gjendet në brezin e shkurreve mesdhetare dhe këto kokrra, përveç të qenit shumë aromatike, kanë edhe shumë benefite të tjera.

Në kulturat e lashta është përdorur shumë për shkak të veprimit të saj balsamik. Sot e dimë që kokrrat e kësaj bime, favorizojnë tretjen, kanë veti antiseptike natyrale dhe të përdorura në formën e vajit për trupin kanë veti antireumatizmale. Gjenden lehtësisht në dyqanet e bimëve mjekësore.

Si përdoren në kuzhinë? Përdorimet e kokrrave të dëllinjës janë shumë, ndër to, më klasikja është kombinimi me mishrat e egër siç janë derri i egër dhe kaprolli. Rritur në lartësi të mëdha, dëllinja përdoret edhe për të aromatizuar sallamet dhe në peshq liqeni e lumi si salmoni e trofta.

Mund të përdoret në vend të piperit siç bënin romakët e lashtë, ose të përgatisni pak më ndryshe pastat me kaçkavall dhe piper. Mund të krijoni me të një salcë shoqëruese të mrekullueshme për pjatat e mishit duke bërë një përzierje të: verës së kuqe, kokrrave të dëllinjës, gjetheve të dafinës, mjaltit të akacies dhe kripës dhe duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta.

Mund të përdoren edhe në ëmbëlsira. Duke përgatitur një krem dëllinjash, ju mund të shoqëroni biskotat tuaja. Merrni një lugë çaji kokrra dëllinjash të shtypura dhe përzihen me sheqer, qumësht dhe vendosen të ziejnë. Më pas kullohet përbërja tek të verdhat e vezëve me pak sheqer tjetër, pak kripë e miell. Zihet përsëri për dy minuta dhe lihet të ftohet.

Categories
Shëndeti

Të mirat e Propolisit, e dini sa “bujarë” po tregoheni me trupin duke e përdorur?

Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.

Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Vlerat e Propolisit Për Shëndetin

Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm – Ekspertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatèrrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionèsh që trajtohen me vështirësi.

Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundèr mikrobèvè që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.

Shëndeti dentar – Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës. Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.

Imuniteti – Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë. Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sèmundjè serioze siç është kancèri.

Ulja e tènsionit të gjakut – Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tènsionit të gjakut.

Alergjitë – Një studim brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.

Helmimi nga ushqimi – Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infèksionèvè por edhe helmimit nga ushqimi. Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.

Infèksionèt e veshit – Këto infèksionè janë më të përhapura tek fëmijët. Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrèzikun e infèksionève të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.

Shëndeti i lëkurës – Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit. Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret. Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.

Infèksionèt e trugëve të frymëmarrjes – Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infèksionèt e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët.

Categories
Këshilla

Gjyshet tona e përdorni, vetitë kurative të karafilit të thatë

Sa e sa fara karafili keni gjetur në dollapin e gjyshes? Këto të fundit përdoreshin për t’u dhënë aromë karakteristike veshjeve, por nëse për vite me radhë “e keni urryèr” kur të mësoni vetitë e kësaj erëze, do të kuptoni sa të drejtë kanë patur gjyshet me ato 100 përdorimet që i gjenin thumbave të karafilit.

Përmirëson tretjen: Të gjithëve na ndodh që një moment të caktuar të jetës sonë të kemi probleme me sistemin tretës. Shkaqet e këtij problemi janë nga më të ndryshme si stresi, intoleranca ushqimore, ushqimet fast food ose pikante, mungesa e aktivitetit fizik etj, por mos u shqetësoni karafili ju vjen në ndihmë.

Ai është një minierë e vërtetë fibrash dhe enzimash të tretshme, që parandalojnë kapsllëkun dhe përmirësojnë punën e zorrës së trashë. Në këtë rast këshillohet që karafilin ta konsumoni në trajtë pluhuri, të shoqëuar me mjaltë.

Qetëson dhimbjèn e dhëmbëve: Dhîmbja e dhëmbit është padyshim një nga dhîmbjet më të padurueshme që thuajse të gjithë e njihni. Në shumicën e rasteve ajo ndodh gjatë natës, kështu që është e pamundur të shkoni tek stomatologu, mirëpo me ndihmën e disa trukeve të thjeshta do të mund ta qetësoni derisa derisa të merrni mjekimin e specializuar.

Karafili njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni pak karafil, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë.

Forcon sistemin imunitar: Prekeni çdo vit nga gripi dhe viruset e ndryshme në qarkullim? Mos ua lini fajin personave që keni pranë, por sistemit të dobët imunitar i cili nuk përballon dot veprimin e radikaleve të lira dhe alergjenëve të ndryshëm që gjenden në ajër.

Mos u shqetësoni, çdo gjë ka zgjidhje edhe hapi i parë që duhet të bëni është të ndryshoni regjimin e të ngrënit. Shtoni në dietën tuaj karafil të thatë, i cili ndonëse në madhësi fare të vogël ka një veprim të jashtëzakonshëm në rritjen e qelizave të bardha të gjakut, falë përmbajtjes së tij në vitaminë C.

Categories
Këshilla

Katër efektet fantastike të çajit të majdanozit, trupi juaj ka nevojë për këtë pije

Majdanozi është një erëz e pasur me shumë lëndë ushqyese, por kur konsumohet si lëng rritet përthithja e këtyre mineraleve dhe vitaminave.

Nëse do të pini një gotë nga lëngu që do ju tregojmë më poshtë, ju do të ndiheni të ngopur për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave , por do të merrni gjithashtu enzimat, antioksidantët, mineralet dhe elementët e tjerë të dobishëm. Më poshtë do të njiheni me përfitimet shëndetësore të lëngut të majdanozit!

Kundër erës së keqe të gojës – Vûani nga halitoza ose era e keqe e gojës? Majdanozi mund të ndihmojë. Majdanozi është i pasur me klorofil, i cili ndihmon në neutralizimin e baktereve duke bërë që fryma juaj të jetë e freskët.

2. Shëndeti i kockave – Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, një lëndë ushqyese thelbësore që parandalon frakturat dhe ruan e densitetin e kockave.

3. Përmirëson tretjen – Vaji esencial i majdanozit dhe majdanozi, përdoren për trajtimin e çrregullimeve dhe simptomave të ndryshme gastrointestinale, duke përfshirë konstipacionin, fryrjen e barkut dhe ndjesinë e të vjellës.

Mbron zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjàkut – Lëngu i majdanozit mbron zemrën tuaj. Kjo për shkak të sasisë së saj të lartë të vitaminës C, vitaminës E, beta-karotenit dhe antioksidantëve të ndryshëm. Radikalet e lira neutralizohen duke u ulur kështu rrèzîku i zhvillimit të sèmundjèvè të zemrës.

Gjithashtu, lëngu i majdanozit është një burim i mirë i folateve, një element kimik që kundërvepron përhapjen dhe efektet e molekulave të homocisteinës, të cilat mund të shkaktojnè dème të konsiderueshme në enët e gjàkut. Njerëzit që pinë lëng majdanozi në mënyrë të rregullt janë më pak të prirur për àtàkè të papritura në zemër.

Categories
Lajme

Kombinimi sekret për pastrimin e tóksinave nga trupi, zbuloni si përgatitet pija e dobishme

Trupi jonë është i ngarkuar me toksina pasi ato gjenden në ajër ujë dhe në ushqimet që ne konsumojmë. Për këtë arsye duhet të kujdesemi për trupin tonë dhe më poshtë është një recetë e vjetër!

Mjaltë, uthull dhe limon, receta e pastrimit të organizmit Kjo është receta e një lëngu krejt natyral me veti pastruese të gjàkut dhe të gjithë organizmit nga tóksinàt.

Përbërësit: 1 gotë ujë i vakët ose i ngrohtë, 2 lugë gjelle uthull molle, 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë çaji xhenxhefil të grirë, Çerek luge çaji kanellë, 1 majë luge çaji spec djegës të kuq, 1 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në ujë dhe pijeni menjëherë. Përveç se pastron gjakun dhe organizmin nga tóksinàt, ky lëng ju jep gjallëri dhe energji të menjëhershme. Tóksinàt janë përgjegjëse jo vetëm për plogështinë, humorin e keq dhe fryrjen ndaj ky lëng ju shërben në disa fronte.

Uthulla e mollës ka aftësinë të përmirësojë metabolizmin dhe të pastrojë mëlçinë, gjakun dhe sistemin limfatik. Lëngu i limonit ka një efekt alkalin dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm. Ai luan jo vetëm një rol pastrues por i bën mirë edhe lëkurës për shkak të pranisë së vitaminës C.

Kanella, speci djegës dhe xhenxhefili, luftójnè inflamacionin dhe bëjnë mirë për rënien nga pesha. Mjalti nga ana tjetër shërben jo vetëm për ëmbëlsi por edhe e fuqizon trupin me antioksidantë që luajnë efekt mbrojtës afat-gjatë dhe të qëndrueshëm ndaj toksinavè.