Categories
Shëndeti

Si ta dallosh nëse mjalti që ke blerë është vërtet mjaltë

Nëse doni të mësoni se si të dalloni cilësinë e mjaltit që blini, ju japim disa sugjerime të nevojshme. Këto janë disa këshilla, të cilat bazohen në studimet më të fundit.

Së pari, mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.

Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndiz-ni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

Categories
Këshilla Shëndeti

A i dini pjesët e perimeve dhe frutave që nuk duhet t’i hidhni?

Pjesë të ndryshme të perimeve dhe frutave si zemra e mollës, lëvoret e bananes dhe lëkurat e kivit që zakonisht i hidhni janë plot me vlera ushqyese që mund të rrisin mirëqenien tuaj.

Këtu janë gjashtë lloje mbetjesh ushqimore, të cilat mund të jenë çelësi për një shëndet më të mirë!

Kërcejt e brokolit – Kërcejt e brokolit janë të mbushura me një përbërje të quajtur sulforafan, e cila ndihmon qelizat e muskujve tuaj të shndërrojnë më mirë ushqimin në energji.

Gjethet e selinos – Shkencëtarët thonë se përbërësit bimorë në selino kur kalojnë në rrugët e mëlçisë, përshpejtojnë largimin e tok.sinave nga trupi.

Gjithashtu, phthalide një përbërje që gjendet në selino, ndihmon në frenimin e hormonit të stresit kortizolin, i cili ul presionin e gjakut duke ju bërë të ndiheni më të qetë.

Gjethet e selinosë janë më aromatike se kërcelli. Ju mund t’i shtoni ato në supë ose në sallatë, për më shumë aromë dhe vlera ushqyese.

Zemra e mollës – Një studim i fundit zbuloi se zemra e mollës përmban miliona probiotikë, ose baktere të mira, të cilat kanë treguar që ndihmojnë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.

Gjithashtu nëse doni të humbisni peshë konsumoni një mollë në ditë para vaktit. Fibrat që gjenden tek molla do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe kështu ju nuk do të konsumoni më tepër nga ç’keni nevojë.

Lëkura e kivit – Lëkura e kivit është plotësisht e ngrënshme dhe ka përmbajtje të lartë të fibrave. Studimet tregojnë gjithashtu se lëkura e kivit përmban 34 % më shumë vitaminë E krahasuar me mishin.

Duke konsumuar dy deri në tre kivi çdo ditë, do të zvogëloni nivelet e triglicerideve si dhe do të shmangni mpiksjet e gjakut. Thjesht lajini sa më mirë dhe kafshojeni sikur të jetë një mollë.

Zemra e ananasit – Zemra e ananasit përmban më shumë bromelainë, një anti-inflamator i fuqishëm. Sipas ekspertëve, bromelaina frenon dhimbjen dhe ënjtjen në mënyrë shumë efektive.

Gjithashtu konsumimi i 3/4 filxhani me ananas të freskët para një vakti të rëndë, ndihmon me tretjen.

Lëvoret e bananes – Banania por edhe lëvoret e saj kanë një përbërje të quajtur triptofan, për të cilën shkencëtarët thonë se rrit prodhimin e “hormonit të lumturisë” serotoninën.

Gjithashtu ekspertët thonë se vetitë antibakteriale të lëvores së bananes ndihmojnë në largimin e disa baktereve orale që kontribuojnë në sëmun-djet e mishit të dhëmbëve. Pastrojini mirë lëvoret, piqini dhe shoqërojini me bukë ose shtojini në meze.

Categories
Këshilla

Thuajini lamtumirë problemeve të fytyrës me këtë metodë të shkëlqyer

Përdorimi i kremrave hidratues mund të riparojnë lëkurën e dëmtuar dhe të zvogëlojnë shfaqjen e rrudhave, por shumica dërrmuese e tyre mund të kenë përbërës të dëmshëm për shëndetin.

Për këtë arsye, këshillhet përdorimi i metodave natyrale, që përveçse janë më të lira nuk shkaktojnë efekte anësore.

Një ndër përbërësit që bën mrekulli për fytyrën është aspirina, me të cilën mund të përgatisni një krem që eliminon papërsosshmëritë e fytyrës. Aspirina ka një përbërje shumë të veçantë sepse përveç që është analgjeziku më i zakonshëm, depërton shpejt në poret dhe lufton shkaqet e rrudhave, njollave dhe puçrrave.

Thërrmoni 5 tableta aspirina, shtoni 4 lugë mjaltë dhe një lugë gjelle kos natyral.

Para aplikimit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë që poret të hapen dhe lëkura të thithë të gjitha lëndët ushqyese. Ky trajtim duhet të ndiqet në mënyrë rigoroze për 3 javë çdo natë para gjumit.

Categories
Këshilla

Ky është fruti ideal që ndihmon për pagjumësinë dhe artritin

Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm, që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët.

Konsumimi i tyre ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhim.bjeve nga sëmun.dje si artriti.

Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë ndihmojnë për pagjumësinë dhe dhim.bjet muskulare. Kjo, falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Sipas studimeve të viteve të fundit, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë. Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese.

Zëvëndësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj. Gjithsesi duhet të bëni kujdes të mos e teproni me qershitë, sepse nuk janë një zgjidhje absolute. Sigurisht, kjo vlen vetëm për një stinë të vitit.

Categories
Këshilla

A është e dëmshme çokollata? Ja si ndikon në shëndetin tonë!

Çokollata është quajtur ushqimi i perëndive. Ajo është një nga shijet më të këndshme dhe të dëshiruara nga njerëzit. Shpesh lexojmë materiale të ndryshme të cilat tregojnë benefitet apo rreziqet e konsumit të çokollatës. Në këtë shkrim do shikojmë se nëse e konsumojmë çokollatën në sasi të moderuar do të kemi shumë përfitime shëndetësore.

Ekspertët thonë se çokollata është një fryt, dhe ashtu si frutat e tjera është e pasur me vlera ushqyese. Në fakt, kakao e papërpunuar është edhe më e pasur me flavonols (të cilat janë lloj i antioksidantëve) se manaferrat apo çaji. Flavonols ndihmojnë në rrjedhjen e gjakut, prandaj studimet kanë lidhur kakaon me presionin e ulët të gjakut dhe uljen e rrezikut të sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Çokollata madje mund të jetë në gjendje të përmirësojë fuqinë e trurit sepse përmirëson qarkullimin në kokë, e cila ndihmon me kujtesën dhe të mësuarit.

Antioksidantë të tjerë në çokollatë luajnë rol në rritjen e funksionit imunologjik duke ndihmuar muskujt të rimëkëmben pas një stërvitjeje të vështirë. Dhe nuk është rastësi që gjendja jote të përmirësohet pas disa parazitëve. Kakao përmban stimulantë natyrorë që rrisin nivelet e serotoninës.

Kujdesuni që para se të blini çokollatë të shikoni përqindjen e kakaos që të jetë së paku 50 për qind. Dhe nëse një produkt nuk rendit përmbajtjen e kakaos, ose nëse etiketa ka fjalët e përpunuara me alkal, atëherë shumica e antioksidantëve janë shkatërruar gjatë përpunimit.

Përmbajtje më e lartë e kakaos do të thotë më shumë flavonoide, kjo do të thotë edhe më pak ëmbëlsi. Çokollatën mund ta përdorni gjithashtu edhe në gatime.

Categories
Këshilla

Mos u habisni: Çaji i majdanozit, perfekt për humbjen e peshës

Shtimi në peshë dhe mbajtja e ujit shpesh lidhen me njëra-tjetrën, sepse kur keni ujë të tepërt, trupi rëndon më shumë. Shumë persona që janë mbipeshë gjithashtu vuajnë nga mbajtja e ujit. Kjo ndodh kryesisht për shkak të sasisë së tepërt të kalorive jo të shëndetshme, të cilat përmbajnë sasi më të larta të natriumit. Sasia e lartë e natriumit kontribuon shumë në mbajtjen e ujit.

Ndërsa ka disa mënyra për të humbur peshë dhe për të ulur mbajtjen e ujit, duke përfshirë ato kryesore, siç janë ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik, ka edhe disa gjëra shtesë që mund t’i bëni për t’i ndihmuar gjërat së bashku. Një nga këto është pirja e çajit të majdanozit.

Në të vërtetë, jo. Majdanozit nuk i janë dhënë vlerat e duhura. Kjo barishte është e pasur me vitaminat A, B (folate), C dhe K, si dhe mineralet hekur dhe kalium, kalcium, fosfor dhe një flavonoid (antioksidues) i njohur si kuercetin. Majdanozi është gjithashtu diuretik natyral (dhe i lehtë) që mund të ndihmojë trupin tuaj të shpëtojë nga lëngjet e tepërta.

Departamenti i Biologjisë në Universitetin e Stambollit, zbuloi se majdanozi redukton nivelet e glukozës në gjak te pacientët diabetikë. Dhe kur nivelet e glukozës janë të shëndetshme, kjo ndihmon me bilancin afatgjatë të peshës duke e mbajtur mëlçinë të shëndetshme dhe sistemin e tretjes të fortë.

Por, majdanozi është i vështirë për tu ngrënë, prandaj është përdorur shpesh si një garniturë e vogël.
Për shkak të natyrës shpesh të pakëndshme të majdanozit, dhe faktit se përfitimet vijnë nga konsumimi i sasive të mëdha, na vjen në ndihmë çaji i majdanozit. Çaji i majdanozit mund të përdoret si një shtojcë për supë me perime për të ndihmuar në reduktimin e kalorive, ndërsa siguron ende të gjitha ato vitamina, minerale dhe antioksidantë të mahnitshëm. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë si një pije në vend të lëngjeve ose pijeve me sheqer.

Si përgatitet çaj majdanozi?  5 lugë majdanoz të copëtuar në 1 litër ujë. Në ujë të nxehtë shtoni majdanoz dhe lëreni të ziejë për 20 minuta. Më pas hiqeni majdanozin duke lënë prapa vetëm ujin. Nëse doni ta ëmbëlsoni çajin pak, shtoni pak mjaltë për shije.

Categories
Këshilla

Mos iu ndani asnjë ditë, zbuloni të mirat e lëngut të mrekullueshëm të karrotës

Karrotat janë një nga mrekullitë e natyrës, ato janë të pasura me vitamina PP, B2, B6, C dhe E. Shumë hekur, kobaltin, bakër, Beta-karotin që e bën atë një prej mbrojtësit më të fort të imunitetit. Ai e forcon membranat mukoze në të gjithë organizmin, duke e mbrojtur atë nga hyrja e viruseve dhe e baktereve. Gjithashtu vepron si faktor të kopjimit të gjeneve në bërthamën e qelizave. Metabolizmi mund të stimulohet dhe aktivizohet vetëm nga karotina.

Lëngu i karotës ka gjithashtu shumë vitamën A. Ai stimulon sintezën e albuminit dhe inkurajon rritjen e organizmit. Prandaj është shumë i këshillueshëm për fëmijët e prapambetur në aspektin fizik dhe mendor.

Lëngu i karotës është gjithashtu burim i pazëvendësueshëm selenit. Seleni është mikroelementi më i rëndësishëm për të mbajtur funksionimin e shëndetshëm të imunitetit. Ai mbron qelizat nga proceset e liga.

Lëngu i karotës mund të përdoret së bashku me çdo lëng tjetër. Ja disa nga përfitimet më të rëndësisshme të lëngut të karotës:

Redukton radikalet e lira: lëngu i karrotës është i pasur me antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat e shëndetshme. Ul nivelin e kolesterolit të keq. Rrit imunitetin. Ju jep energji

Ndikon në shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe kockave. Përmirësën traktin urinar. Përmirësën shëndetin e lëkurës. Përmirëson shëndetin e syve. Pastron mëlçinë. Ndikon në shërimin e plagëve. Rrit imunitetin tek fëmijët. Rrit kapacitetin e mbajtjes së oksigjenit. Siguron energji të menjëhershme

Categories
Këshilla

Mos e pini ujin në këmbë, mos e bëni një gabim të tillë!

Kohët e fundit shkenca ka bërë një zbulim të veçantë e cila lidhet me mënyrën sesi duhet të pihet uji. Kjo duket e çuditshme por pozita e trupit dhe e qëndrimit tuaj kanë rëndësi kyç kur jeni duke pirë ujë.

Nuk është e rëndësishme për shëndetin tuaj vetëm sasia e ujit që duhet të pini në ditë, ku minimalisht duhet të konsumoni 1.5 litra ujë, por edhe mënyra se si e pini.

Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Çdo ditë trupi juaj humb sasi të mëdha uji, prandaj ka shumë rëndësi që uji të konsumohet në mënyrën më të përshtatshme për tu absorbuar.

Nëse uleni dhe pini ujë, është mënyra më e mirë për të arritur të gjitha të mirat shëndetësore. Nëse e pini ujin duke qëndruar në këmbë trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët. Kjo mund të shkaktojë shumë probleme si: ngërçi, artriti ose dëmtim i veshkave. Duke qëndruar në këmbë, nervat tuaja natyrshëm janë të tendosura dhe trupi ndodhet nën presionin që duhet patjetër të mbrohet nga rreziqet.

Konsumimi i shpejtë i ujit dhe i pijeve të tjera mund të çojë deri në mungesën e oksigjenit në mushkëri, gjë që çon drejt problemeve të mushkërive dhe të zemrës. Gjithashtu ndryshon pozita e lukthit gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nëse uji pihet ulur, atëherë ai grumbullohet në lukth, përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore.

Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione. Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh. Përveç ujit edhe ushqimin është me rëndësi ta konsumoni ngadalë dhe ulur. Kështu përmirësohet proçesi i tretjes.

Categories
Këshilla

Sushi, ndër ushqimet më të preferuara por a është i shëndetshëm për ne?

Shqiptarët e kanë njohur sushin vitet e fundit dhe është kthyer në një ushqim të preferuar për ta. Mund të themi se është një nga ushqimet më të famshëm të momentit.

Por, sa i shëndetshëm është sushi? Në fakt, është i shëndetshëm sidomos kur është i mbushur me perime, me omega 3 që vjen nga salmoni apo toni, si dhe nga copët e avokados. Sigurisht, nuk ka problem nëse i konsumoni një herë në disa kohë, por kujdes. Nëse nuk e ruani masën, do shtoni në peshë!

Po ndikime negative në shëndet, a ka? Sushi përmban prodhime deti të skuqura, majonezë japoneze dhe krem djathi, të cilat japin kalori dhe yndyrna jo të shëndetshme. Prandaj dietologët thonë se ka disa lloje sushi që janë pothuaj njësoj si patatet e skuqura përsa i përket vlerave ushqimore.

Kini kujdes nga ajo çfarë porosisni kur shkoni nëpër restorante. Opsionet më të shëndetshme janë sushit që kanë në përbërje të tyre avokado, karkaleca, perime apo oriz të zi. Nëse jeni shtatzënë apo keni probleme në sistemin imunitar, këshillohet të mos rrezikoni duke përdorur këto lloj prodhimesh deti të përpunuara.

Categories
Këshilla

DILEMA: Frutat duhet të konsumohen para apo pas buke?

Frutat janë shumë të rëndësishme në dietën ushqimore. Ato janë baza e piramidës ushqimore dhe duhet të konsumohen në çdo stinë dhe çdo ditë. Por, përveç kësaj është shumë e rëndësishme edhe momenti kur i konsumoni. Frutat nuk duhet ti hamë pas buke, ky është një ves i gabuar, i dëmshëm për shëndetin.

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është herët në mëngjes, pasi keni pirë një gotë me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arrin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Por, përse ndodh e gjithë kjo? Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejtë procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani ushqimin dhe pas tij hani menjëherë fruta, tretja e ushqimit do të ndalojë tretjen e frutave. Në këtë mënyrë frutat do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

Prandaj konsumoni njëherë frutat e më pas ushqimin! E rëndësishme është që ato të jenë pjesë e përditshmërisë tuaj duke ndikuar pozitivisht në shëndet.