Babai i Einxhelit në drekë tha “Dagzi ishte lidhje për lojë”, tani thotë “është dashuri”

Koha leximit:54 Second

Einxhel i ka emocionuar të gjithë me takimin me të atin, në fund të kësaj aventure. “I kishim thënë njëri tjetrit, tha Einxhel, që do takoheshim në finale”.

Einxhel: “E kishim lënë të takoheshim në finale”. Babai i Einxhel: “Jam shumë krenare për ty i shkove deri në fund. Të uroj më të mirat, gjete dhe dashurinë. More një dashuri shumë të bukur, atë prej Kosove”,

“Ti erdhe ne finale edhe për dashurinë tënde. Sot je e kompletuar të uroj shumë suksese, sepse për ty sot fillon gjithçka”, i tha ai moderatores bukuroshe.

Fjalia e babait të Einxhelit ishte një befasi sonte, sepse para disa orësh ai deklaroi të kundërtën, kur u intervistua nga “Shqipëria Live”.

“Vajza ime ka bërë një lidhje në konturet e një loje. Nuk jam takuar me Dagzin”, u shpreh Myzafer Shkira, duke theksuar se nuk e ka parë të nevojshme ta njohë DJ e njohur nga Kosova.

Nuk dimë se cilin variant të besojmë tani. A është lidhje me dashuri kjo e Einxhelit, apo thjesht lojë, ashtu sic tha vetë babai i banores së Big Brother?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %